🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.24 ▼0.01%
ARI 4,396 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,455 ▼ -0.19% ETH $1,886 ▲ +0.34% XRP $1.0108 ▲ +0.62% SOL $76.0600 ▲ +0.5%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.24 ▼0.01 % ARI 4,396 ▼0.55 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.24 ▼0.01 % ARI 4,396 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
14 Aug 2026
Breaking
roze

Benny Blanco zbulon kur nisi romanca me Selena Gomez

Benny Blanco ka zbuluar se romanca e tij me bashkëshorten Selena Gomez nisi shumë kohë përpara se të bëhej publike.

Në një intervistë për gazetën spanjolle El País, producenti muzikor tregoi se çifti e mbajti lidhjen larg syrit të publikut për tetë deri në nëntë muaj.

“E mbajtëm marrëdhënien private për një kohë të gjatë, rreth tetë ose nëntë muaj,” tha Blanco.
Ai kujtoi gjithashtu një bisedë me këngëtaren, e cila i kishte kërkuar të mendonte mirë për vendimin e tij.

Ajo më pyeti: ‘Je i sigurt që do ta bësh këtë? E kuptoj nëse do të mbetemi vetëm miq.’ Dhe unë i thashë: ‘E di çfarë? Le ta bëjmë.'”

Blanco tha se një nga arsyet pse marrëdhënia e tyre funksionon është fakti se të dy janë të rrethuar nga miq dhe familjarë që i njohin prej shumë vitesh, shumë kohë përpara famës.

Producenti foli edhe për vështirësitë që sjell jeta në qendër të vëmendjes.

“Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time. Njerëzit e famshëm janë vazhdimisht nën vëzhgim. Çfarëdo që të thuash, dikush do ta kritikojë.”

Selena Gomez dhe Benny Blanco u përfolën për herë të parë si çift në korrik 2023, ndërsa në dhjetor të po atij viti këngëtarja konfirmoi se kishin qenë në një lidhje sekrete për gjashtë muaj.

Në fund të vitit 2024, Gomez njoftoi fejesën e tyre, ndërsa në shtator 2025 çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në Santa Barbara, Kaliforni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.