☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.50 ▼5.42%
ARI 4,546 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,732 ▲ +0.96% ETH $2,136 ▲ +0.88% XRP $1.3703 ▲ +0.83% SOL $86.1100 ▲ +1.92%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Kronika

Beqaj: Regjistrohen 125 barna të reja origjinatorë në Shqipëri

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bëri të ditur të shtunën se “që prej 1 janarit 2014 janë regjistruar 125 barna të reja origjinatorë në vend”.

Sipas tij, “55 milionë euro janë kursyer për 17% më tepër barna të importuara në 2015”. “Në 2015, barnat origjinatorë arritën 56% e importit përkundrejt 35% në 2013”, tha Beqaj.

Këto deklarata ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i bëri në Konferencën vjetore me temë: “Sfida dhe Alternativa të Reja në Parandalimin dhe Mjekimin e Tromboembolive me Antikoagulantë”, të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Neurologjisë, Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë, Shoqata Shqiptare e Hipertensionit dhe Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Beqaj tha se “tashmë ne po zbatojmë dy projekte, informacion të bollshëm në kontrollin bazë shëndetësor falas, dhe jemi në hapat e para sa i përket recetës elektronike”. “Kështu, kemi një ide shumë më të qartë sa është shkalla e sëmundshmërisë, p.sh., të tensionit, diabetit në grupmoshën 40-65 vjeç, dhe e ndarë në 5 vjeçarë midis këtyre 25 viteve, cili është aspekti gjinor, por edhe shpërndarja territoriale”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë tha se ky aktivitet “është një dëshmi e faktit që kompanitë me emër janë prezente në Shqipëri, një lloj vetëpërgjigje e atyre që kanë akuzuar se politikat e MSH-së i kanë bërë kompanitë farmaceutike që të largohen nga Shqipëria”. “Ky aktivitet tregon se kjo gjë nuk është e vërtetë, por edhe fakti që nga 1 janari 2014, deri në 31 dhjetor 2015, janë regjistruar rreth 125 barna origjinatorë në Shqipëri, tregojnë që kompanitë farmaceutike të mëdha prodhuese janë prezente në territorin e Shqipërisë me barnat e tyre”, shtoi ai.

Gjithashtu, Beqaj shprehu besimin se politikat e ndjekura nga Qeveria në fushën e barnave, kanë dhënë tashmë rezultate të kënaqshme. “Kanë shtuar prezencën e barnave në treg, kanë shtuar volumin e tyre, kanë ulur jo pak çmimin e tyre duke rritur aksesin në këto mjekime”, tha Beqaj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.