⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,734 ▲0.39%
DOW 51,753 ▲0.79%
NASDAQ 27,043 ▲0.38%
NAFTA 92.56 ▼2.17%
ARI 4,330 ▲0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,022 ▼ -0.66% ETH $2,693 ▼ -0.1% XRP $1.5677 ▲ +2.28% SOL $121.8100 ▲ +3.62%
S&P 500 7,734 ▲0.39 % DOW 51,753 ▲0.79 % NASDAQ 27,043 ▲0.38 % NAFTA 92.56 ▼2.17 % ARI 4,330 ▲0.75 % S&P 500 7,734 ▲0.39 % DOW 51,753 ▲0.79 % NASDAQ 27,043 ▲0.38 % NAFTA 92.56 ▼2.17 % ARI 4,330 ▲0.75 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Politika

Berisha nga Elbasani: Do shtojmë të paktën 40 bashki, do t’i japim përgjigjen përfundimtare këtij regjimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja në Elbasan këtë të premte ka kritikuar reformën territoriale, duke e akuzuar mazhorancën se po vepron vetëm për interesat e pushtetit të saj.

Berisha deklaroi se në vend që të korrigjohen gabimet e mëparshme, po tentohet heqja e 15 bashkive të tjera, tri prej të cilave ndodhen në qarkun e Elbasanit, ndërsa prezantoi planin e opozitës, duke thënë se ajo do të shtojë të paktën edhe 40 bashki.

“Nuk kanë asnjë interes qytetarët për të shtënë Shqipërinë të tërën në dorë në reformën territoriale, në vend se të korrigjohen gabimet shumë të mëdha që u bënë, po thellohen më tej duke hequr edhe 15 bashki të tjera, në qarkun e Elbasanit 3 bashki të cilat janë absolutisht funksionale, të suksesshme në interes të qytetarëve. Pra, nuk kanë interes tjetër, përveç pushtetit të tyre. Ne kemi një projekt.

Projekti ynë është publik. Ne jo që nuk heqim bashki, por ne shtojmë të paktën edhe 40 bashki, dhe këtu në qarkun e Elbasanit dhe në çdo qark të Shqipërisë, në mënyrë që qytetarët të jenë sa më afër pushtetit.

Duke përfunduar, u bëj thirrje ju, u bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë, të vendosur dhe me guxim t’i japim përgjigjen përfundimtare këtij regjimi që s’meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë.

Asgjë, asgjë s’do të ndalojë dot opozitën shqiptare, Partinë Demokratike, pa përmbysur këtë diktaturë që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.