☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 99.82 ▼2.05%
ARI 4,434 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $77,827 ▲ +1.7% ETH $2,494 ▲ +1.86% XRP $1.3296 ▲ +2% SOL $105.8200 ▲ +5.71%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 99.82 ▼2.05 % ARI 4,434 ▲0.78 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 99.82 ▼2.05 % ARI 4,434 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Politika

Berisha pyetet nëse do të tërhiqet nga politika, ja si përgjigjet kreu i PD: Po pse?! I ka Zoti ca gjëra në dorë dhe̷

Kryetari i PD ka folur mbrëmë mbi aktualitetin politik, vizitën në SHBA, situatën në parti dhe të ardhmen e tij politike.

A ka ardhur momenti që Sali Berisha të tërhiqet nga politika?

Kjo ishte një nga pyetjet që gazetari Blendi Fevziu i përmendi në emisionin “Opinion”, duke i kujtuar moshën e tij dhe zgjedhjet e vitit 2029, duke e pyetur nëse e sheh veten ende në drejtimin e Partisë Demokratike.

Berisha krejtësisht i prerë, tha se sot i përgjigjet detyrës me të njëjtën energji dhe forcë si 20 vite më parë.

Fevziu: Zoti Berisha ju kaluat një nga gjërat që dukej e pamundur, pra të heqësh një sanksionim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pothuajse i pamundur por gjithsesi u arrit. Arritët të shkonit në SHBA, u konfirmuat kryetari i Partisë Demokratike. Treguat që mund ta merrnit partinë dhe nga një kryetar që mund të mbështetej nga ndërkombëtarët që mblidhte ambasadorë dhe të gjitha bashkë. Tani jeni në moshën 82 vjeçare i keni arritur të gjitha. Mbasi shkuat në SHBA, a mendoni se mund të tërhiqeni?

Berisha: Po pse? Pse të mendoj?

Fevziu: Po i keni realizuar të gjitha!

Berisha: A mendon ti se 82 vite mund të jenë sa 95 tek një tjetër dhe te një tjetër mund të jenë sa 50?

Fevziu: Nuk është çështje vitesh, është çështje e diçkaje tjetër. Ju keni qenë bashkëkohës në politikë më George Bush, me Margaret Thatcher dhe François Mitterrand. Sot ata janë pjesë e historisë, ju doni të jeni pjesë e aktualitetit. Ata kanë qenë njerëz të mëdhenj më thënë të drejtën.

Berisha: Jo çdo gjë e ka në dorë njeriu. I ka dhe Zoti disa gjëra në dorë. Kur Ai të jep mundësi ty dhe t’i ka bërë vitet të lehta…

Fevziu: Jam dakord zoti Berisha, po si do ta bindni ju një qytetar në vitin 2029 në zgjedhje në moshën 85-vjeçare që do të kërkoni një mandat për të drejtuar deri në moshën 89-vjeçare.

Berisha: Çfarë do të thotë kjo? Adenauer-i ka bërë bërë për Gjermaninë në moshën 88-vjeçare.

Fevziu: Mos i hymë asaj historie se Adenauer-i i tha gjermanëve jam sëmurë, tha dhe më jepni dhe një mandat se nuk do të jetoj më gjatë dhe mbajti dhe tre mandate. Historia e tij është histori më vete, mos t’i hyjmë kot…

Berisha: Një gjë do të them këtu. Që atë ditë që ta shoh se për arsye moshe apo sëmundjeje nuk i përgjigjem dot detyrës, unë do them…

Fevziu: Mendoni që i përgjigjeni?

Berisha: 100%, pa asnjë lloj vështirësie. Absolutisht, pa asnjë dallim, me atë energji dhe forcë që i jam përgjigjur 20 vite më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.