🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,742 ▲0.65%
DOW 53,680 ▲0.63%
NASDAQ 26,416 ▲0.48%
NAFTA 85.06 ▲1.19%
ARI 4,540 ▲2.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $66,002 ▲ +1.91% ETH $1,973 ▲ +2.99% XRP $1.0319 ▲ +3.01% SOL $80.9800 ▲ +5.33%
S&P 500 7,742 ▲0.65 % DOW 53,680 ▲0.63 % NASDAQ 26,416 ▲0.48 % NAFTA 85.06 ▲1.19 % ARI 4,540 ▲2.7 % S&P 500 7,742 ▲0.65 % DOW 53,680 ▲0.63 % NASDAQ 26,416 ▲0.48 % NAFTA 85.06 ▲1.19 % ARI 4,540 ▲2.7 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Arte

Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë merr emrin “Ismail Kadare”

Fakulteti i Historisë e Filologjisë zhvilloi mbrëmjen e djeshme aktivitetin përkujtimor “Gjithkush Kadarenë e vet”, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

Në nderim të veprës kadareane dhe autorit të saj, me propozim të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe vendim të Senatit të Universitetit të Tiranës, bibliotekës së fakultetit iu vu emri “Ismail Kadare”. Kjo bibliotekë është hapësira që e përfaqëson denjësisht kujtimin e tij në mjediset ku ai ka qenë student, pedagog, e njëkohësisht një prej autorëve më të lexuar në fondet bibliotekare.

Në prani të familjarëve, të pedagogëve të Fakulteteve të ndryshme si dhe të senatorëve të UT-së, me pjesëmarrjen aktive të të ftuarve të shumtë shkrimtarë, botues, kritikë e personalitete të kulturës e letërsisë, u pohua gjurma e pashlyeshme që ka lënë në leximet tona shkrimi mjeshtëror i tij, një prag estetik për letërsinë shqipe e njëkohësisht përftim i një përmase universale të saj në botë.

Ceremonia ishte konceptuar si një ritakim me autorin. Aktiviteti bashkoi përvojat personale të leximeve me vlerësimet kritike më të larta, ndërthuri emocionet, mallin dhe mendimin kritik si mënyra e duhur për ta kujtuar Ismail Kadarenë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.