🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,056 ▲ +0.6% ETH $1,725 ▼ -0.09% XRP $1.1462 ▲ +0.31% SOL $74.0000 ▲ +3.5%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Bilanci i OSHEE 2014: Rriten të ardhurat, ulen shpenzimet, bien ndjeshëm humbjet

energji2012-a dhe 2013-a ishte periudha më e keqe historike për operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike te klientët fundorë (në atë kohë të quajtur CEZ). Kompania rezultoi me humbje prej gati 67 miliardë lekësh (450 milionë euro) për dy vitet së bashku, të ardhurat ngecën, ndërsa detyrimet ndaj furnitorëve dhe humbjet arritën rekorde. Këto dy vite shënuan dhe periudhën kur qeveria nisi konfliktet dhe më pas bëri “divorc” me operatorin çek të shpërndarjes CEZ, që e kishte blerë operatorin e shpërndarjes së energjisë (75%) në 2008-n nga shteti, por që nuk arriti ta sillte në binarë atë, përkundrazi.

Në 2014-n, kompania, që tashmë quhet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka përmirësuar ndjeshëm treguesit. Sipas të dhënave nga bilanci, të ardhurat e OSHEE ishin 47.2 miliardë lekë në 2014-n, me një rritje prej 25% me bazë vjetore. Shpenzimet zbritën me 22.5%, në 49.3 miliardë lekë. Kjo bëri që dhe humbjet të reduktoheshin ndjeshëm me 92% në 2.1 miliardë lekë, nga 26 miliardë lekë në 2013-n (shiko tabelën:Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, CEZ Shpërndarje si dhe tabelat e tjera, pjesë nga bilanci).

Për tremujorin e parë 2015, kompania ka deklaruar se ka dalë me një fitim prej 2.1 miliardë lekësh, për herë të parë që prej 2009-s.

Humbjet në rrjet gjithashtu janë reduktuar; ka filluar shlyerja e detyrimeve të prapambetura, ndërsa investimet pritet të zgjerohen ndjeshëm.

monitor_tab_pasqyra e te ardhurave

MONITOR_TAB_BLERJEN E ENERGJISE

MONITOR_ENERGJIA E BLERE NE SASI

MONITOR_TE ARDHURAT NGA SHITJA E ENERGJISE

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.