☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▼0.79%
ARI 4,129 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,026 ▲ +1.26% ETH $1,795 ▲ +2.87% XRP $1.1053 ▲ +0.72% SOL $78.0300 ▲ +0.12%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▼0.79 % ARI 4,129 ▼0.29 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▼0.79 % ARI 4,129 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Bota

BM – Harry viziton mbretin Charles së bashku me Meghan dhe fëmijët, për herë të parë pas katër vitesh

– Duka dhe dukesha e Sussex-it, princi Harry dhe Meghan Markle, së bashku me fëmijët e tyre, princin Archie dhe princeshën Lilibet, kanë vizituar mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla, raportoi BBC.

Pallati Buckingham konfirmoi sot në mbrëmje se mbreti dhe mbretëresha pritën familjen në Highgrove House, rezidenca private e mbretit Charles në Gloucestershire, gjatë pasdites.

Pallati e përshkroi takimin si një “rast privat familjar”, pa praninë e mediave.

Ky ishte takimi i parë ballë për ballë i mbretit Charles me nipërit e tij Archie, 7 vjeç, dhe Lilibet, 5 vjeçe, pas më shumë se katër vitesh.

Harry dhe Meghan nuk kishin qenë së bashku në Britaninë e Madhe që nga viti 2022, kur morën pjesë në funeralin e mbretëreshës Elizabeth II.

Princi Harry ka marrë pjesë në disa aktivitete në Britani të Madhe gjatë kësaj jave, por dje u konfirmua se Meghan dhe dy fëmijët nuk do ta shoqëronin atë në daljet publike, gjatë dy ditëve të fundit të vizitës.

Nuk dihet se ku po qëndron familja gjatë qëndrimit në Britani të Madhe.

Takimi konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në marrëdhëniet familjare, të cilat janë tensionuar që prej largimit të Harry dhe Meghan nga Britania e Madhe dhe heqjes dorë nga detyrat zyrtare mbretërore në vitin 2020.

Sipas burimeve pranë familjes, babë e bir kishin dëshiruar të takoheshin gjatë kësaj jave, ndërsa mbreti ishte i interesuar të gjente kohë për të takuar dy nipërit e tij të vegjël.

Harry ka udhëtuar i vetëm në Britani të Madhe, që prej vitit 2022 dhe është takuar me të atin edhe gjatë një vizite në shtatorin e kaluar.

Ndërsa Harry dhe familja e tij ndodheshin në Highgrove, vëllai i tij, Princi William, mori pjesë në një ndeshje bamirësie në Windsor.

Marrëdhënia mes dy vëllezërve mbetet e prishur dhe nuk ka plane që ata të takohen gjatë qëndrimit të Harry dhe Meghan në Britani të Madhe.

Më herët, princi Harry ishte në Birmingham, ku mori pjesë në një aktivitet të Lojërave Invictus, një garë sportive për ushtarakë të plagosur dhe persona me aftësi të kufizuara, një nismë me të cilën ai është angazhuar prej vitesh.

Ai u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit dhe mbështetësit e lojërave, ndërsa luajti edhe sporte si pickleball dhe ragbi në karrige me rrota.

Fillimisht, vizita e Harry në Britani të Madhe u shoqërua me polemika, pas humbjes së tij në gjykatë kundër kompanisë mediatike “Associated Newspapers” dhe pas paqartësive nëse Meghan dhe fëmijët do ta shoqëronin atë.

Detajet e para të udhëtimit sugjeronin se Meghan do të merrte pjesë në aktivitete në Londër dhe Birmingham, por pas një mosmarrëveshjeje për masat e sigurisë, u konfirmua se kjo nuk do të ndodhte.

Gjithashtu, para udhëtimit të Harry, pati konfuzion nëse ai do të qëndronte në Pallatin Buckingham.

Ekipi i tij njoftoi se ai kishte pranuar ftesën për të qëndruar në pallat, por më pas Pallati e mohoi këtë, duke thënë se Harry ishte informuar më herët se nuk do të mund të qëndronte aty.

Para takimit familjar, mbreti Charles mori pjesë në disa aktivitete në Oxfordshire.

Ai inauguroi një ndërtesë në Universitetin e Oksfordit dhe më pas u takua me astronautin britanik, Tim Peake gjatë nisjes së një iniciative për hapësirën. /

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.