🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 82.45 ▼3.01%
ARI 4,690 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,304 ▲ +1.96% ETH $2,477 ▼ -0.01% XRP $1.4814 ▼ -0.16% SOL $99.3500 ▲ +4.72%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.45 ▼3.01 % ARI 4,690 ▼0.18 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.45 ▼3.01 % ARI 4,690 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

BM – Lideri i “Reform UK”, Farage përballet me akuza të reja për mosdeklarim përfitimesh

– Lideri i partisë britanike kundër emigracionit, Nigel Farage është paraqitur pranë autoritetit parlamentar, që mbikëqyr standardet etike të deputetëve, pas pretendimeve se nuk ka deklaruar disa përfitime, që ka marrë para se të zgjidhej deputet.

Sipas gazetës “The Sunday Times”, Farage ka përfituar shërbime sigurie, mbështetje për rrjetet sociale dhe akomodim nga aleati i tij i ngushtë, George Cottrell gjatë vitit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.

Zëdhënësi i Farage i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si “të pabaza” dhe duke deklaruar se nuk është shkelur asnjë rregull i Parlamentit.

Megjithatë, deputeti i Liberal Demokratëve, Josh Babarinde, i ka kërkuar zyrtarisht Komisionerit Parlamentar për Standardet të hapë një hetim të ri, duke argumentuar se ekzistojnë dyshime serioze, se Farage nuk ka respektuar detyrimin për të deklaruar përfitimet e marra.

Farage është tashmë nën hetim

Kjo nuk është hera e parë që, Farage përballet me një hetim të tillë. Ai është tashmë nën hetim, për një dhuratë prej 5 milionë paundësh (rreth 6,7 milionë dollarë) që ka marrë nga investitori i kriptomonedhave Christopher Harborne, para se të zgjidhej deputet.

Farage ka deklaruar se, paratë ishin një dhuratë pa kushte, e destinuar për financimin e sigurisë së tij personale, dhe për këtë arsye nuk ishin të detyruara të deklaroheshin.

Megjithatë, kjo shumë u bë publike vetëm pasi u zbulua nga media në muajin prill.

Çfarë mund të ndodhë?

Nëse autoriteti parlamentar arrin në përfundimin se Farage, ka shkelur rëndë rregullat për deklarimin e interesave financiare, ai mund të pezullohet nga Parlamenti britanik.

Nëse pezullimi zgjat 10 ditë ose më shumë, në zonën që ai përfaqëson, mund të nisë një procedurë për t’i hequr mandatin, e cila mund të çojë në zgjedhje të parakohshme për vendin e tij në Parlament. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.