☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Bonus-malus shpërblen shoferët, bie primi i sigurimit – AMF: Makinat pa aksidente gjatë vitit 2025 përfituan tarifa

Tregu i produkteve të sigurimit të makinave ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë pesë muajve të parë të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primi mesatar i sigurimit të makinës me MTPL të brendshme, ka vijuar të bjerë, kësaj radhe me 2.1%, si rezultat i zbatimit të skemës së re bonus-malus dhe konkretisht faktorit të historisë së dëmeve, ku makinat me zero aksidente gjatë vitit 2025, kanë paguar një prim më të ulët sigurimi se më parë.

E thënë me fjalë të tjera, në janar-maj ka pasur më shumë shoferë që janë shpërblyer me çmime më të favorshme sigurimi, për shkak të sjelljes së mirë në drejtimin e makinës. Nga ana tjetër, edhe dy produktet e tjera të sigurimit motorik, Kartoni Jeshil për automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe Sigurimi Kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë vijojnë rënien.

Statistikat flasin për 2% më pak prime për Karton Jeshil dhe 8% më pak për Sigurimin Kufitar. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thekson se rënia është pasojë e lehtësimit të lëvizjes së autoveturave drejt vendeve kufitare, anëtare të CEFTA-s. Struktura e tregut nuk ka ndryshuar. Segmenti Jo-jetë vazhdon të dominojë, duke përbërë 90.6% të totalit. Primet e shkruara bruto arritën në rreth 9.6 miliardë lekë, me rritje prej 5%, ndërsa dëmet e paguara bruto arritën në rreth 3.6 miliardë lekë, me rritje prej 19%.

Sigurimet e detyrueshme motorike mbeten portofoli dominues i tregut Jo-jetë, duke zënë 66% të tij, me prime të shkruara bruto që arritën në rreth 6.3 miliardë lekë, dhe dëme të paguara bruto që arritën në rreth 2.4 miliardë lekë, në rritje me 5.6%. Ndërkohë, numri i kontratave dhe i dëmeve paraqitet relativisht i qëndrueshëm, me rritje të moderuara, respektivisht 1.5% dhe 2.5%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.