☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,666 ▼0.15%
DOW 53,432 ▼0.27%
NASDAQ 26,048 ▼0.4%
NAFTA 82.93 ▲0.69%
ARI 4,653 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,065 ▼ -1.32% ETH $2,450 ▼ -0.79% XRP $1.3743 ▼ -6.36% SOL $95.7500 ▼ -2.14%
S&P 500 7,666 ▼0.15 % DOW 53,432 ▼0.27 % NASDAQ 26,048 ▼0.4 % NAFTA 82.93 ▲0.69 % ARI 4,653 ▼0.88 % S&P 500 7,666 ▼0.15 % DOW 53,432 ▼0.27 % NASDAQ 26,048 ▼0.4 % NAFTA 82.93 ▲0.69 % ARI 4,653 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Arte

Bota e muzikës vajton Tina Turner, Mick Jagger e Elton John nderojnë “legjendën

Emra të njohur të botës së muzikës dhe fans ai kanë bërë nderimet e saj këngëtares legjendare, Tina Turner e cila ndërroi jetë një ditë më parë në Zvicër në moshën 83-vjecare.
Beyonce e quajti yllin e hiteve “The Best” dhe “What’s Love Got To Do With It” si mishërimin e “pasionit dhe forcës”. “Ajo ishte me të vërtetë një interpretuese jashtëzakonisht e talentuar,” shkroi në rrjetet sociale Mick Jagger.

“Ishte frymëzuese, e ngrohtë, bujare dhe plot humor. Më ndihmoi shumë kur isha i ri dhe unë këtë, nuk do ta harroj kurrë,” shtoi ylli i Rolling Stones.

Sir Elton John e cilësoi Tina Turner një “legjendë totale në rekord dhe në skenë”. “Ne kemi humbur një nga performueset më emocionuese dhe elektrizuese që mund të ekzistojnë. Ajo ishte thjesht e paprekshme,” u shpreh këngëtari i madh.

Familja Obama e lavdëroi atë për “faktin që i këndoi të vërtetës si përmes gëzimit, ashtu edhe përmes dhimbjes. Atyre iu bashkua presidenti aktual i SHBA-së Joe Biden, i cili vuri në dukje sakrificat e këngëtares që e nisi jetën si bijë fermeri, ndërsa përshëndeti “talentin e saj të rrallë, që vjen një herë në brez”.

Lëvdata të mëdha patën për këngëtaren e ndjerë edhe Mariah Carey dhe Oprah Winfrey, të cilat e vunë theksin veç të tjerash tek forca e saj për të kapërcyer vite të tëra abuzimi në familje.

E pagëzuar si Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, zëri i Turner është krahasuar me një uragan, e po kështu edhe performanca e saj skenike ishte e pashoqe. E lindur në Tenesi dhe e rritur në kishë, këngëtarja preku majat e famës në vitet 1960.

Fillimisht në një grup me të shoqin Ike Turner, pas ndarjes ajo gjeti suksesin e saj të madh si artiste solo me hite, duke përfshirë What’s Love Got To Do With It, Let’s Stay Together, Steamy Windows, Private Dancer dhe temen e James Bondit,  GoldenEye.

Shumë prej homazheve iu referuan faktit që ajo arriti t`i largohej abuzimeve të bashkëshortit. Organizata e bamirësisë Women’s Aid zgjodhi pikërisht njërën nga këngët e Tina Turnerit për t`i bërë këngëtares këtë përshkrim: Ajo gjithmonë do të jetë thjesht më e mira.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.