☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 85.72 ▲0.84%
ARI 4,709 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,985 ▲ +4.51% ETH $2,521 ▲ +2.96% XRP $1.5435 ▲ +3.45% SOL $101.6900 ▲ +7.17%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.72 ▲0.84 % ARI 4,709 ▲0.24 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.72 ▲0.84 % ARI 4,709 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

BOTERORI 2026 – CR7: Ky ishte Botërori im i fundit, por jo fundi me Portugalinë të cilës i kam dhënë shumë!

– Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka folur pas eliminimit të Portugalisë nga Spanja në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar se ky ishte Botërori i tij i fundit, por jo domosdoshmërisht fundi i karrierës së tij me kombëtaren, shkruan gazzetta.it.

“Spanja pati pak fat dhe shënoi në fund. Futbolli është kështu. Është e dhimbshme të eliminohesh në këtë mënyrë, por largohem me ndërgjegje të pastër, sepse kam dhënë gjithçka. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet dhe duhet të shohësh përpara”, deklaroi Ronaldo.

41-vjeçari theksoi se nuk do të marrë një vendim të nxituar për të ardhmen e tij me Portugalinë.

“Po, ky ishte Botërori im i fundit. Për pjesën tjetër do të kem kohë të mendoj dhe të flas me familjen time. Nuk ka nevojë të vendos menjëherë pas ndeshjes. Jeta vazhdon.”

Ronaldo kujtoi edhe sukseset e tij me kombëtaren, duke nënvizuar se para ardhjes së tij Portugalia nuk kishte fituar asnjë trofe madhor..

“Kam fituar tre trofe me Portugalinë dhe trofeu më i rëndësishëm për mua është Europiani i vitit 2016.

Sinqerisht, ai ka të njëjtën vlerë si një Kupë Bote. Largohem i qetë, sepse kam dhënë maksimumin për vendin tim”, shton ai.

Megjithatë, deklaratat e tij kanë shkaktuar debat në Portugali. Gazeta sportive A Bola kritikoi paraqitjen e Ronaldos në fazat me eliminim direkt të Botërorëve, duke theksuar se në nëntë ndeshje të tilla ai ka shënuar vetëm një gol, atë me penallti ndaj Kroacisë në këtë edicion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.