🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,472 ▼0.38%
DOW 51,733 ▲0.33%
NASDAQ 26,179 ▼1.28%
NAFTA 73.58 ▼2.99%
ARI 4,209 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,670 ▲ +0.7% ETH $1,741 ▲ +0.6% XRP $1.1381 ▼ -0.79% SOL $72.9500 ▼ -2.12%
S&P 500 7,472 ▼0.38 % DOW 51,733 ▲0.33 % NASDAQ 26,179 ▼1.28 % NAFTA 73.58 ▼2.99 % ARI 4,209 ▼0.87 % S&P 500 7,472 ▼0.38 % DOW 51,733 ▲0.33 % NASDAQ 26,179 ▼1.28 % NAFTA 73.58 ▼2.99 % ARI 4,209 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Sporti

Botërori i Rusisë, në fushë Kolumbia e Polonia. Rusia nis ndeshjet e dyta

Kolumbia dhe Japonia kthehen të luajnë kundër njëra-tjetrës sot në ora 14.00, pas 4 vitesh. Në vitin 2014 ishte skuadra amerikano-latine, ajo që triumfoi me rezultatin 4-1, gjë që do të kërkojë ta përsërisë edhe në këtë ndeshje të vlefshme për grupin H.
Bilanci është tërësisht në favor të Kolumbisë për sa u përket përballjeve të drejtpërdrejta me Japoninë, me këtë të fundit që do të kërkojë të thyejë një tabu ndaj ekipeve amerikano-latine, ndaj të cilave nuk ka fituar asnjëherë në kampionate botërore.

Kolumbia do të ketë në fushën e lojës Cuadradon e James Rodriguezin që do të mbështesin Falcaon në sulm. Ndërsa për Japoninë është e sigurtë prania e Nagatomos në mbrojtje, ndërsa Kagaëa do të ofrojë shërbimet e tij në mesfushë.

Në orën 17:00 të kësaj të marte do të luhet edhe ndeshja mes Polonisë dhe Senegalit, dy skuadra që vihen përballë njëra-tjetrës për herë të parë në historinë e tyre.

Polonia ka një bilanc pozitiv në përballjet me ekipet afrikane në tërësi, me 1 fitore e 2 barazime, por pa dhuruar shumë gola. Krejtësisht ndryshe është historia e saj për sa u përket sfidave të hapjes në një Botëror. Në 7 edicione të Kupës së Botës, Polonia ka mundur të fitojë vetëm një herë në sfidat e saj hapëse.

Te skuadra polake, ylli është padyshim Lewandowski, por kanë vlerat e tyre edhe portieti Sczcesny, ndërsa Zielinski do të veprojë në repartin ofensiv së bashku me Milik. Te Senegali bie në sy prania e Koulibaly në qendër të mbrojtjes, ndërsa sulmi përbëhet nga Niang, Sow dhe Mane.

Në orën 20:00 nis ndërkohë seria e ndeshjeve të raundit të dytë në grupe, me takimin Rusi-Egjipt, një përballje që mund të rezultojë vendimtare.

Vendasit, që e kanë një fitore, atë me Arabinë Saudite, do të kërkojnë që të marrin 3 pikë të tjera dhe më pas të shohin se çfarë do të bëjë Uruguaji. Për Egjiptin kjo është ndoshta mundësia e fundit për të pasur mundësi kualifikimi.

Lajmi i mirë për skuadrën e Hector Cuper është se Mohamed Salah do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Ylli i skuadrës afrikane dhe Liverpoolit nuk mundi të luajë ndaj Uruguajit, për shkak të dëmtimit në shpatull.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.