☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.08 ▲1.18%
ARI 4,059 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,226 ▲ +1.64% ETH $2,367 ▲ +2.08% XRP $1.3403 ▲ +2.92% SOL $102.3200 ▲ +1.98%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,059 ▼0.39 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,059 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Botohet libri “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”

Libri “100 vjet teatër në Shkodër: 1879–1979”, me autor Andrea Skanjeti dhe i botuar nga Akademia e Shkencave (ASHSH), është një vepër monumentale që përmbledh një shekull histori të teatrit në Shkodër, një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në Shqipëri.

Në përgatitjen e tij për botim ndihmoi akademiku dhe dramaturgu Stefan Çapaliku.

Autori Andrea Skanjeti përfshin në botim një numër të madh aktorësh dhe regjisorësh të njohur nga Shkodra, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e skenës teatrore në qytet. Ai gjithashtu sjell skena të njohura nga shfaqje të ndryshme dhe ndodhi të rëndësishme kulturore që kanë shënjuar rrugëtimin e teatrit në këtë qytet.

Teatri në Shkodër ka një histori të pasur që daton që në fund të shekullit XIX. Qyteti, një qendër kulturore dhe arsimore, u bë vendi ku për herë të parë filluan shfaqjet teatrore në Shqipëri, të mbështetura nga entuziastë lokalë dhe intelektualë që synonin zhvillimin e artit dhe kulturës në një kohë kur Shqipëria ishte ende nën sundimin osman.

Akademia e Shkencave u shpreh se, ky botim është një dëshmi e rëndësishme për çdo studiues apo adhurues të historisë së artit dhe kulturës shqiptare. Ai përfaqëson një përmbledhje të kujtimeve, përvojave dhe ngjarjeve që kanë ndihmuar në formimin e identitetit kulturor të qytetit të Shkodrës dhe të vetë Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.