🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.45 ▲2.87%
ARI 4,485 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,294 ▼ -3.15% ETH $1,885 ▼ -4.64% XRP $1.2424 ▼ -1.63% SOL $75.4600 ▼ -4.84%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.45 ▲2.87 % ARI 4,485 ▼0.77 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.45 ▲2.87 % ARI 4,485 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE: Kemi dhënë mbi 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, tha se ata do të mbyllin boshllëqet ligjore në sanksionet dhe do të kufizojnë tregtinë e diamanteve me Rusinë. Michel foli për mediat përpara Samitit të Liderëve të G7-tës në Hiroshima, Japoni.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të fortë ushtarake, politike, humanitare dhe financiare për Ukrainën”, tha Michel.

Ai theksoi se BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë dhënë mbi 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën deri më tani. Duke theksuar se BE-ja ka ndërmarrë hapa gjithëpërfshirëse me paketa sanksionesh për të parandaluar Rusinë, Michel tha se, “Tani jemi të fokusuar në mbylljen e boshllëqeve ligjore në sanksione”.

Teksa shpjegonte se vazhdojnë të pengojnë qasjen e Rusisë në materialet kritike, Michel theksoi se do të marrin masa të reja. “Ne do të kufizojmë tregtinë e diamanteve ruse”, tha ai, duke shtuar se në samitin e G7-tës ata do ta bëjnë të qartë pse sanksionet kundër Rusisë janë të nevojshme dhe të justifikuara.

Duke theksuar se në takim do të diskutohen edhe marrëdhëniet me Kinën, Michel tha se, “Një marrëdhënie e qëndrueshme dhe konstruktive me Kinën është në interesin tonë të përbashkët”.

Michel tha se BE-ja është e vendosur të ruajë vlerat dhe interesat e saj, duke shtuar se, “Ne nuk duam të ndahemi, por duam të reduktojmë varësitë tona të tepruara dhe të zvogëlojmë rrezikun”. Michel shtoi se ata gjithashtu duhet të trajtojnë praktikat e padrejta të Kinës dhe të ri-balancojnë marrëdhëniet tregtare.

Liderët e SHBA-së, Francës, Britanisë, Gjermanisë, Kanadasë dhe Italisë po marrin pjesë në samitin e organizuar nga kryeministri japonez, Fumio Kishida. Përveç vendeve të G7-tës, në samit janë të ftuar edhe BE-ja, Indonezia, India, Koreja e Jugut, Australia dhe Vietnami.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.