☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.43 ▼3.54%
ARI 3,916 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,398 ▲ +0.7% ETH $2,294 ▲ +1.16% XRP $1.2552 ▲ +0.09% SOL $95.0200 ▼ -0.67%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.43 ▼3.54 % ARI 3,916 ▲0.43 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.43 ▼3.54 % ARI 3,916 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE: Kërcënimet e Rubios ndaj ICC-së të papranueshme

BRUKSEL, 14 korrik /ATSH-ANSA/ – Si Bashkim Evropian, ne konfirmojmë mbështetjen tonë për Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe parimet e mishëruara në Statutin e Romës dhe ne respektojmë pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës, tha sot një zëdhënës i Komisionit të BE-së në konferencën e përditshme për shtyp duke komentuar kërcënimet nga sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

”Ne jemi të përkushtuar fuqimisht ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë. Sulmet ose kërcënimet kundër Gjykatës, zyrtarëve ose stafit të saj janë thjesht të papranueshme”, shtoi ai.

”Ne kujtojmë se ICC-ja uk i shënjestron shtetet, as nuk përbën kërcënim për sovranitetin e tyre”, përfundoi zëdhënësi.

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Marco Rubio ka nisur një sulm të ashpër ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), duke e akuzuar atë se kërkon të bëhet “arbitri i papërgjegjshëm i një ligji të ri global”.

Në një video të postuar në mediat sociale, sekretari i Shtetit i SHBA-së akuzoi GJPN-në se kërkon të “gjykojë dhe arrestojë qytetarët tanë sipas dëshirës dhe të kërcënojë sovranitetin amerikan”, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do t’i “mësojnë asaj kuptimin e plotë të vendosmërisë amerikane”.

Ndër opsionet që po shqyrtohen nga Uashingtoni janë revokimi i vizave, rritja e sanksioneve kundër Gjykatës dhe presioni diplomatik mbi kombet e tjera për t’u tërhequr./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.