🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 79.83 ▲2.16%
ARI 4,058 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,668 ▲ +4.26% ETH $1,878 ▲ +6.71% XRP $1.1104 ▲ +4.97% SOL $77.2800 ▲ +3.73%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.83 ▲2.16 % ARI 4,058 ▲1.31 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.83 ▲2.16 % ARI 4,058 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE: Rrjetet sociale të çaktivizojnë funksionet varësuese për fëmijët

BRUKSEL, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Ligjvënësit e Bashkimit Evropian po kërkojnë që platformat e rrjeteve sociale të aktivizojnë një “modalitet për të rinjtë”  ku funksionet që nxisin varësinë, si lëvizja e pafundme e përmbajtjes, luajtja automatike e videove  njoftimet push dhe algoritmet e personalizuara të rekomandimeve, të çaktivizohen për përdoruesit e mitur.

Komisioni për Kulturën i Parlamentit Evropian kërkoi gjithashtu krijimin e një kodi evropian të sjelljes për influencerët dhe një përkufizim të përbashkët të marketingut përmes influencerëve.

Sipas eurodeputetëve, platformat duhet të jenë më transparente mbi mënyrën se si funksionojnë algoritmet dhe moderimi i përmbajtjes, në mënyrë që të rinjtë të kuptojnë pse një përmbajtje u rekomandohet ose hiqet.

Një raport i ekspertëve, i publikuar të hënën, rekomandoi një qasje “siguria që në projektim”, sipas së cilës platformat duhet të ndërtohen duke vendosur në plan të parë mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e mundshme. Raporti sugjeron gjithashtu kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 13 vjeç, me akses vetëm nën mbikëqyrjen e një të rrituri.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbështeti vendosjen e kufizimeve për përdoruesit nën 13 vjeç dhe njoftoi se pas pushimeve verore do të paraqitet një propozim ligjor.

Më pas, Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare do të negociojnë për miratimin e rregullave të reja.

BE-ja ka shtuar presionin ndaj kompanive të teknologjisë muajt e fundit. Javën e kaluar u kërkoi Facebook-ut dhe Instagram-it të heqin funksionet që konsiderohen varësuese për të miturit, ndërsa në muajin shkurt lëshoi një paralajmërim të ngjashëm për TikTok-un./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.