☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.67 ▲0.66%
ARI 3,998 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,544 ▼ -1.81% ETH $2,247 ▼ -2.84% XRP $1.2654 ▼ -2.2% SOL $98.0400 ▼ -1.96%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.67 ▲0.66 % ARI 3,998 ▼0.84 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.67 ▲0.66 % ARI 3,998 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Kos: Të respektohen vendimet, të dënuarit kanë të drejtë apelimi

BRUKSEL, 16 shtator 2026 /- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjykata në Hagë i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë për disa krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

Pas vendimit, Marta Kos deklaroi se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur dhe se vendimet e tij duhet të respektohen.

“Të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë”, theksoi ajo, duke nënvizuar se procesi gjyqësor nuk përfundon domosdoshmërisht me vendimin e shkallës së parë.

Kos tha gjithashtu se çështja ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“I bëj thirrje aktorëve në rajon të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, u shpreh ajo.

Deklarata e komisioneres evropiane vjen në një ditë të rëndësishme për Kosovën, pasi vendimi i Hagës ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të forta në vend.

Vendimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë të kërkojnë shqyrtimin e tij në apel.

Gjykata ka theksuar se procesi lidhet me përgjegjësinë penale individuale të të akuzuarve dhe nuk është një gjykim mbi legjitimitetin e luftës së UÇK-së apo të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kuadër, Kos e lidhi respektimin e vendimeve gjyqësore me nevojën për pajtim dhe kapërcim të ndarjeve të së kaluarës, duke e vendosur këtë proces në kontekstin e rrugëtimit të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.