⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,737 ▲0.42%
DOW 51,803 ▲0.88%
NASDAQ 27,047 ▲0.4%
NAFTA 92.66 ▼2.06%
ARI 4,324 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,037 ▼ -0.6% ETH $2,694 ▲ +0.02% XRP $1.5686 ▲ +2.65% SOL $121.8900 ▲ +3.85%
S&P 500 7,737 ▲0.42 % DOW 51,803 ▲0.88 % NASDAQ 27,047 ▲0.4 % NAFTA 92.66 ▼2.06 % ARI 4,324 ▲0.61 % S&P 500 7,737 ▲0.42 % DOW 51,803 ▲0.88 % NASDAQ 27,047 ▲0.4 % NAFTA 92.66 ▼2.06 % ARI 4,324 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

BUDAPEST – Gjermania dhe Hungaria rikthejnë bashkëpunimin ushtarak dhe forcojnë lidhjet në NATO

BUDAPEST, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Gjermania synon të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak me qeverinë e re të Hungarisë, deklaroi sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një takimi në Budapest me homologun e tij të ri hungarez, Romulusz Ruszin-Szendi.

Fushat e bashkëpunimit do të përfshijnë logjistikën ushtarake, industrinë e mbrojtjes dhe trajnimin.

Pistorius, anëtar i Partisë Socialdemokrate, tha se Berlini dhe Budapesti po afrohen sërish politikisht.

Ai e cilësoi këtë një rifillim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke e konsideruar lajm të rëndësishëm për popujt e tyre, si dhe për të gjithë aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

Deklarata vjen pas ndryshimit të drejtimit politik në Hungari.

Nën qeverinë e mëparshme të Viktor Orbanit, e cila konsiderohej pro-ruse,

Hungaria ishte herë pas here një partnere e vështirë brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Orban u largua nga pushteti pas zgjedhjeve të prillit, pas 16 vitesh në drejtim të vendit.

Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri konservator Peter Magyar, ka ndërmarrë një ndryshim të kursit politik.

Ministri hungarez i Mbrojtjes, Ruszin-Szendi, tha se kishte dakordësi se Hungaria ishte rikthyer në rrugën e duhur.

Ai theksoi se dy vendet do të zhvillonin sërish së bashku forcat e tyre të armatosura dhe do të vazhdonin programet e përbashkëta të nisura më parë.

Ministri gjerman përmendi gjithashtu bashkëpunimin në industrinë hapësinore dhe deklaroi se të dy vendet do të jenë përsëri aleate dhe do të veprojnë në përputhje me pritshmëritë e aleatëve të tyre.

Gjermania dhe Hungaria janë të lidhura prej vitesh përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.