☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 82.87 ▼0.79%
ARI 4,636 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,829 ▲ +1.33% ETH $2,500 ▲ +0.51% XRP $1.4249 ▲ +1.48% SOL $107.3000 ▲ +6.11%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.87 ▼0.79 % ARI 4,636 ▼0.6 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.87 ▼0.79 % ARI 4,636 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Bullgaria ndalon burkan, gjoba deri ne 860 dollarë për gratë që mbulohen

Parlamenti bullgar votoi për ndalimin e burkas në vendet publike, lëvizje kjo që sipas mbështetësve do të shtojë sigurinë në vazhdën e sulmeve islamike në Europë, ndërsa Amnesty International e kritikoi ashpër.
Ligji kundër mbulimit të fytyrës, i kërkuar me ngulm nga koalicioni nacionalist Fronti Patriotik, i bën jehonë masave të ngjashme në vendet e Europës perëndimore si Franca, Holanda dhe Belgjikë. Të gjitha këto vende e kanë ndaluar nikabin që lejon të tregohen vetëm sytë ose burkën që e mbulon femrën nga koka në këmbë.
“Thirrja jonë është që të jeni europianë, ju lutemi që ta votoni këtë ligj pozitivisht e të mos përpëliteni si gjarpërinj”, shprehet Iskren Veselinov, deputet, Fronti Patriotik.
Apeli i Veselinovit nuk ra në vesh të shurdhër. Personat që nuk do t’i binden rregullave të reja do të përballen me gjoba që shkojnë deri në 860 dollarë si dhe me pezullimin e asistencës sociale. Lëvizja etnike turke për të drejtat dhe liritë themelore refuzoi të merrte pjesë në votim. Vendimi për të mos lejuar mbulimin e fytyrës në vendet publike, sipas saj, do të nxisë intolerancën etnike dhe fetare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.