Vlorë, koncert festiv dhe atmosferë kuqezi në 114-vjetorin e Pavarësisë
Në Vlorë po zhvillohet mbrëmjen e sotme koncert festiv me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje live nga koncerti, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të festuar këtë ditë të rëndësishme kombëtare.
Në qytetin e flamurit festimet vijojnë me muzikë, këngë dhe atmosferë festive në Sheshin e Flamurit, ku qytetarë të shumtë janë bërë pjesë e aktiviteteve.
Automjete të zbukuruara me flamuj kuq e zi kanë parakaluar në rrugët e qytetit, ndërsa qytetarët kanë ndezur flakadanë me ngjyra, duke festuar në atmosferën e 28 Nëntorit.
Koncerti festiv dhe aktivitetet e organizuara kanë gjallëruar qytetin e Vlorës, ku këngët dhe ngjyrat kuqezi kanë shoqëruar festimet e Ditës së Pavarësisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.