☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.77 ▲0.75%
ARI 4,024 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,795 ▼ -3.15% ETH $2,269 ▼ -3.89% XRP $1.2473 ▼ -6.06% SOL $96.7000 ▼ -5.62%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Byroja e Kuvendit përjashton Palokën për 5 ditë nga jeta parlamentare

Byroja e Kuvendit vendosi të hënën përjashtimin me pesë ditë nga veprimtaria parlamentare të kryetarit të grupit të PD-së, Edi Paloka, pas incidenteve të ndodhura në seancën e fundit plenare, mes tij dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Byroja u mblodh paraditen e së hënës për të  shqyrtuar kërkesën e grupit të PS-së që kërkonte  marrjen e masës disiplinore ndaj Palokes për shkak të fjalorit joparlamentar dhe ndërmarrjes së sulmit personal ndaj ministrit Beqaj, gjatë seancës plenare.

Seanca e 17 nëntorit u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes deputetëve të të dyja palëve, gjë që detyroi drejtuesen Valentina Leskaj të përjashtojë nga punimet e parlamentit deputetin demokrat, Flamur Noka, për thyerje të rregullores së Kuvendit.

Spaho:Do vazhdojmë të bëjmë opozitën në Kuvend; vendimi nuk ishte surprizë  

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Byro, Edmond Spaho, nënkryetar i Kuvendit, tha se vendimi për përjashtimin e Palokës nuk e surprizoi opozitën. Byroja parlamentare, sipas tij, është kthyer në ‘plotësuese të tekave të grupit të PS-së, përmes mekanizmit të votës”. Por, kështu si po veprojnë po e keqadministrojnë, shtoi ai.
Seancat e Kuvendit, sipas Spahos, janë kthyer në vendin ku opozitës i pritet e drejta e fjalës. Edhe incidenti i ndodhur séancën e ditës së enjte ishte rrjedhojë e prerjes së fjalës së deputetëve të PD-së.
Spaho tha se PD do të vazhdojë të bëjë opozitën në Kuvend dhe se ky rast nuk do ta ndryshojë qëndrimin e mbajtur në seancën e fundit. Kemi të drejtën tonë për t’u shprehur në seancë, theksoi ai.

1 Koment

  • shqip 21 Nëntor 2016, 15:14

    Parlamenti shqipetar te mos luaje me jeten e shqipetareve.Ti kerkohet SHBA BE te sjellin NATO ne Tirane dhe te bombardohen kopete e Sali Berishes,Bujar Nishanit,Lulezim Bashes,jozefina topallit,Adriatik llalles,Xhezair zaganorit,Anetaret e Gjykates Kushtetutese.Te clirohen shqipetaret nga fashizmi

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.