☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,055 ▲ +0.56% ETH $2,696 ▲ +0.59% XRP $1.4987 ▲ +0.87% SOL $121.0300 ▲ +1.29%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Céline Dion njofton 10 koncerte të reja në Paris për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme

Këngëtarja kanadeze Céline Dion ka njoftuar 10 koncerte shtesë në Paris, pas kërkesës së jashtëzakonshme për paraqitjet e saj të planifikuara gjatë vitit 2026.

Kompanitë organizatore, AEG Presents dhe Inter Concerts, njoftuan se biletat do të shiten përmes kanaleve të posaçme të rezervuara për fansat e përzgjedhur që ishin regjistruar më herët në para-shitje.

Seria e koncerteve “Celine Dion Paris 2026–2027” do të përfshijë disa nga hitet më të mëdha të artistes, si në gjuhën frënge ashtu edhe në atë angleze, në një program që i kushtohet këngëve që kanë shënuar karrierën e saj shumëvjeçare ndërkombëtare. Drejtimin artistik të produksionit e ka marrë përsipër Willo Perron, i njohur për projektet e tij të vlerësuara me çmime.

Sipas organizatorëve, koncertet në Paris synojnë të jenë ndër ngjarjet më të rëndësishme muzikore të viteve të ardhshme dhe një rikthim i madh i Céline Dion pranë publikut të saj, pas problemeve serioze shëndetësore që e mbajtën larg skenës në vitet e fundit.

Artistja u tërhoq për një periudhë nga aktivitetet muzikore pasi në vitin 2022 u diagnostikua me Stiff Person Syndrome (Sindroma e Njeriut të Ngurtë), një sëmundje e rrallë neurologjike që ndikon në lëvizjen dhe funksionimin e muskujve.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.