☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,706 ▼0.5%
DOW 52,266 ▼0.4%
NASDAQ 26,130 ▼1.58%
NAFTA 102.32 ▼0.45%
ARI 4,030 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,886 ▼ -0.57% ETH $2,335 ▼ -1.23% XRP $1.2852 ▼ -3.54% SOL $100.1300 ▼ -2.31%
S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 52,266 ▼0.4 % NASDAQ 26,130 ▼1.58 % NAFTA 102.32 ▼0.45 % ARI 4,030 ▼0.53 % S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 52,266 ▼0.4 % NASDAQ 26,130 ▼1.58 % NAFTA 102.32 ▼0.45 % ARI 4,030 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Chivu: Duam që Lautaro Martinez të qëndrojë tek Interi, por merkato është bastarde!

Seria A 2026/27 nis me Inter-Monza. Menjëherë në fushë kampionët në fuqi të Italisë dhe trajneri Cristian Chivu nuk fshihet: “Rifillohet nga zero, por e dimë që jemi skuadra për t’u mundur. Duam të jemi kompetitivë. Objektivi është për të mbajtur nivelin që kjo skuadër ka treguar vitet e fundit, duke shtuar diçka më shumë. Me kualitetin, urinë dhe përulësinë e djemve besoj se mund të bëhet një punë shumë e mirë”.

Trajneri i Interit komentoi edhe zërat për kalimin e mundshëm të kapitenit Lautaro Martinez te Barcelona: “Merkato në këtë periudhë është gjithmonë kështu. Na bëhet qejfi që flitet për disa lojtarë të caktuar, sepse do të thotë që ata janë të mëdhenj. Normale që këto 10 ditë do të flitet për të.

Lautaro është kapiteni ynë, duam ta mbajmë fort, sepse përfaqëson gjithçka ne kemi qenë dhe duam të jemi. A jam i sigurt se do të qëndrojë? Besoj do të qëndrojë gjatë, me të duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme, siç kemi bërë vitet e fundit. Ne duam që ai të qëndrojë, por merkato është bastarde, kështu që nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. A do të jetë në fushë ndaj Monza-s? Përgatitejet e tij kanë nisur me vonesë, të shohim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.