🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.23% ETH $2,259 ▲ +0.24% XRP $1.2470 ▼ -0.44% SOL $94.0000 ▼ -1.94%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Opinion

Ç’na duhet leku i fortë kur nuk ul dot çmimin e naftës?

Nga Rildo Ngjela

Leku rritet. Bashkë me të edhe nafta.

Euro dhe Dollari kapën rekorde të reja, sigurisht zbritëse.

E rëndësishme është që Leku po kap majat.

Patjetër që çmimet në rritje të naftës në bursat ndërkombëtare e shpjegojnë këtë rezultat, por llogaritja se si del çmimi në tabela mbetet enigmë.

FAKT: Më 19 qershor, kur Bordi i Transparencës ndaloi veprimtarinë, nafta kushtonte 176 lekë dhe benzina 166. Në më pak se tre muaj të dyja u rritën me 53 lekë ose 30% më shumë.

Aktualisht po përballemi me çmim të ri pa një tavan apo përllogaritje zyrtare që veçon kuotimet ndërkombëtare, kurset e këmbimit, taksat, kostot e importit dhe marzhet e kompanive.

Na u premtua se sa herë që çmimi do të arrinte në 200 lekë për litër do të ndërhynte Bordi. Me 22 korrik çmimi shkoi 206 lekë për litër. Pastaj u ul në 199 deri në 5 gusht dhe u rrit në 215 lekë me 14 gusht. Kjo rritje vazhdoi deri sot kur kemi arritur në 229 lekë për litër. Për 33 ditë radhazi çmimi i naftës ka qëndruar mbi 200 lekë për litër. Këto 33 ditë pa ndërprerje kërkojnë një përgjigje.

Heshtje!

Meqë nga Bordi nuk ka asnjë sinjal për ringjallje, po Autoriteti i Konkurrencës çfarë po bën? Nuk e di nëse e kanë vënë rë edhe ata që rrjetet më të mëdha të shitjes së karburantit me pakicë, kanë fiksuar çmimin në 229 lekë për litër. Mendoj se ky është një sinjal që kërkon shqyrtim të faturave të importit, datat e dërgesave, inventarët, kontratat dhe marzhet e kompanive gjatë kohës së ndryshimit të çmimeve.

Çdo qytetar do të u ishte mirënjohës nëse Autoriteti do të niste një hetim për këtë punë. Ose të paktën një kontroll që lidhet me koordinimin e e çmimeve mes kompanive. Në mars njoftoi se po mbante nën monitorim kompanitë e karburantit dhe kaq. Gjashtë muaj më vonë nuk kemi asnjë raport apo përfundim. Asnjë komunikim. Deri tani po paraqiten si një spektator i painteresuar që përfaqësohen vetëm me zyra dhe godina.

Kaq sa i përket mekanizmave institucionalë.

Një organ tjetër që mund t’i qajë hallin qytetarëve është opozita. Opozita ka folur. Më 3 prill. Që atëherë ky problem është përmendur si një problem periferik mes rreshtash deklaratash dhe nëpër dhëmbë gjatë debateve televizive, që përsëriste të njëjtat propozime që bënë në prill.

Fjasko edhe këtu.

Kjo na kthen tek pyetja që po vazhdon të shmanget se çfarë dobie ka një Lek o fortë nëse përfitimet e tij nuk arrijnë kurrë deri të pompa e naftës?

Eksportuesit marrin më pak lekë për çdo euro të fituar, ndërsa familjet që mbështeten te remitancat marrin më pak lekë për çdo euro të dërguar në vend. Drejtuesit e automjeteve vazhdojnë të paguajnë 229 lekë për litër. Qeveria e kremton kursin e këmbimit si dëshmi të forcës ekonomike, ndërsa askush nuk po e thotë se kush e përfiton avantazhin e krijuar nga ky kurs.

Kur ky avantazh përthithet nga taksat, marzhet e pashpjegueshme dhe mosveprimi institucional, leku i fortë shndërrohet në një statistikë zyrtare me pak vlerë për qytetarin. Derisa të publikohet formula e plotë e çmimit dhe Autoriteti i Konkurrencës të japë llogari për gjashtë muaj monitorim të heshtur, çmimi i shfaqur në pompë do të mbetet gjykimi më i qartë i qytetarëve mbi vlerën reale ekonomike të monedhës së fortë të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.