☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,978 ▼ -0.28% ETH $2,246 ▲ +0.24% XRP $1.1706 ▼ -2.35% SOL $89.9100 ▼ -0.28%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Costa: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, së bashku me kryeministrin e vendit, Edi Rama, mbajtën një konferencë për media këtë të martë, 2 qershor.

Costa u shpreh fillimisht falënderues ndaj pritjes që iu bë, teksa vlerësoi vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Sot unë vlerësoj e përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së, veçanërisht në rolin tuaj, Edi”, tha ai.

Lidhur me hapat e anëtarësimit që po ndjek vendi, Costa u shpreh se reformat nuk janë vetëm kushte, por bazë ndërtuese e institucioneve të forta demokratike.

“Javën e shkuar, ne pamë ecurinë e Shqipërisë dhe ka përmbushur piketat e ndërmjetme të kapitullit të parë.

Ky është fillimi i një faze të re, që është impenjative, që do të fokusohet te historiku që do të ketë Shqipëria. Këto reforma, më shumë se sa kushte, janë në fakt zgjedhje për të ndërtuar institucione të forta demokratike”, tha ai.

Zyrtari evropian cilësoi se zgjerimi i unionit është një domosdoshmëri gjeostrategjike për kontinentin.

“BE mbështet ecurinë e Shqipërisë që të jetë një vend i begatë. Anëtarësimi në BE është shumë më tepër se të jesh pjesë e tregut unik. BE ka sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në kontinent. Zgjerimi ua ofron mundësitë fqinjëve tanë si Shqipëria. Zgjerimi është gjithashtu një domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën. Është investim te paqja dhe stabiliteti i kontinentit tonë”, tha ai.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.