☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 82.87 ▼0.79%
ARI 4,636 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,829 ▲ +1.33% ETH $2,500 ▲ +0.51% XRP $1.4249 ▲ +1.48% SOL $107.3000 ▲ +6.11%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.87 ▼0.79 % ARI 4,636 ▼0.6 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.87 ▼0.79 % ARI 4,636 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Dacic: Serbia e gatshme të hyjë në luftë me Bosnjën

Serbia ka paralajmëruar Bosnjë Hercegovinën se do të mbrojë serbët e Bosnjës nëse ata ndonjëherë do të sulmoheshin, përderisa tensionet janë ngritur para referendumit të planifikuar që të mbahet në Republika Sërpska, që zyrtarisht është ndaluar nga Sarajeva.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka thënë përmes një deklarate për media se Serbia “nuk do të lejojë shkatërrim apo sulm ushtarak” ndaj Republikës Sërpska në Bosnjë.

Komentet e Dacic vijnë pak kohë pasi komandanti i ushtrisë së Bosnjës në kohën e luftës, Sefer Halilovic ka thënë se pa ndihmën e Beogradit, forcat e Republikës Sërpska nuk do të mund të qëndronin më shumë se 15 ditë ndaj forcave të Bosnjës.

Halilovic, i cili është i pensionuar, nuk mban asnjë pozitë zyrtare.

Dacic ka thënë se deklarata e Halilovic ishte “në lidhje me shkatërrimin e Republikës Sërpska e që paraqet kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Tensionet janë ngritur në Bosnjë Hercegovinë, përpara referendumit të caktuar më 25 shtator ku do të vendoset nëse Republika Sërpska do të festojë ditën e entitetit më 9 janar, ditën kur më 1992 deklaroi shkëputje nga Bosnja.

Gjykata Kushtetuese në Bosnjë ka thënë se kjo ditë feste është diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës dhe ka thënë se referendumi është i jashtëligjshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.