☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Dako reagon ndaj akuzave: Gati të ballafaqohem me Bashën

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar ndaj akuzave të kryetarid të PD Basha, duke u shprehur i gatshëm të ballafaqohet me të.

“Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë!”, ka thënë Dako në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, këto janë përpjekje të dëshpëruara të PD që nuk mori kurrë Durrësin dhe që tani po bie në rënie të lirë gjithnjë e më poshtë.

“E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua”, ka thënë Dako.

Gjithë të tjerat me këtë lloj soji, për kryebashkiakun e qytetit bregdetar, janë humbje kohe. “Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujqër të tërbuar”, ka thënë Dako.

Sipas kryetarit të PD-së, kryebashkiaku i Durrësit është kapur jo vetëm nga shërbimet inteligjente, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë. “Shërbimet inteligjente dhe ato partnere kanë kapur gafil Dakon, që u ka premtuar tendera kriminelëve me miliona euro për të blerë dhe vjedhur votën për Partinë Socialiste”, deklaroi ai. Basha thotë se kjo është edhe arsyeja e largimit të prokurorit që po hetonte çështjen, por edhe të vetë ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Likës.

“Këto prova janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këtë fakt e di Gjushi dhe mentori i tij, Edi Rama. Për këtë arsye ata ndërhynë për të larguar prokurorin që po hetonte këtë aferë kriminale. Kjo është një nga çështjet ku gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të shefit të inteligjencës shqiptare. Rama po përpiqet të shpëtojë Gjushin dhe gjushët e tjerë dhe përmes presionit kriminal ka larguar prokurorin Anton Martini, që po e hetonte çështjen”, u shpreh ai. Kryetari i PD-së i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm që të thotë para qytetarëve nëse lëvizja e Anton Martinit është bërë për këtë arsye apo jo. “T’u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë nën presionin kriminal të Edi Ramës apo jo”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.