☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.71 ▲2.66%
ARI 4,377 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $76,866 ▼ -0.55% ETH $2,484 ▼ -1.65% XRP $1.3445 ▼ -1.61% SOL $99.5800 ▼ -2.58%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.71 ▲2.66 % ARI 4,377 ▼0.73 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.71 ▲2.66 % ARI 4,377 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Deeuroizimi, Sejko: Plani i masave fillon në 6-mujorin e dytë të 2018-s

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar sot në Kuvend Raportin e Politikës Monetare. Në prezantimin e analizës, Guvernatori raportoi se ekonomia shqiptare vijon të ruajë një trend pozitiv zhvillimi.

“Viti që lamë pas ka qenë vit progresi. Vëllimi ekonomik u rrit me 3.8%. Nga këndvështrimi i kërkesës agregate, rritja ekonomike u mbështet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit. Zgjerimi ndihmoi rritjen në sektorin e shërbimeve dhe në degë të caktuara të sektorit të industrisë. U krijuan 79 mijë vende të reja pune dhe punësimi u nxit kryesisht nga sektori i shërbimeve”, – tha Sejko gjatë fjalës së tij.

Pavarësisht rritjes dhe zgjerimit Guvernatori shtoi se ekonomia po përballet me sfida.

Inflacioni erdhi në rritje duke shënuar një nivel 2% nga 1.3% që ishte një vit më parë. Megjithatë, ky tregues vijon të mbetet nën objektiv, ndikuar edhe nga kursi i këmbimit, referoi Sejko.

Deficiti i llogarisë korrente u ul dhe përmirësimi i tij reflektoi rritjen e aktivitetit turistik.

Për sa u përket tregjeve financiare, treguesit e sistemit bankar erdhën në përmirësim. Veprimtaria ka qenë e qëndrueshme, ndërsa raporti i kredive me probleme ishte 13.2%.

Politika monetare dhe mbikëqyrja e sistemit bankar vazhdojnë të mbeten dy instrumentet kryesore të Bankës së Shqipërisë. Stimuli i ekonomisë u mundësua nëpërmjet normave të ulëta të interesit, të cilat kanë qenë në nivelin më të ulët historik. Ambienti financiar me interesa të ulëta ka ndihmuar njësitë ekonomike në kreditim.

Shkalla e lartë e euroizimit ekspozon ekonominë ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit dhe përdoruesit nga luhatjet. Nënshkruam memorandum, ku palët janë angazhuar në ulejn e përdorimit të euros. Banka ndërmori një sërë planesh që hyjnë në fuqi në gjysmën e dytë të 2018. Ky plan masash synon nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare.

Banka e Shqipërisë  ka vijuar me planin kombëtar për uljen e kredive me probleme.

Në drejtim të stabilitetit, Banka e Shqipërisë  ka vijuar punën për mbikëqyrjen e  kujdesshme dhe proaktive. Ekzaminimet treguan se sistemi bankar është përmirësuar.

Përmirësimi ciklik i nxitur nga kushtet e favorshme pritet të vazhdojë në afatmesëm.

Në afatmesëm pritet rritje e punësimit dhe e pagave.

Sejko shtoi se Bashkërendimi i politikave  është jetik për sigurimin e një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Dobësitë:

BSH ka punë për të bërë për forcimin e rritjes ekonomike dhe rritjes së rezistencës nga goditjet e mundshme.

Në gjykimin tonë reformat strukturore duhet të adresojnë në përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e informalitetit, përmirësimi e kuadrit ligjor, funksionimin e administratës publike, zgjerimi i tregjeve për produkte shqiptare, rritje e eficenës së ekonomisë shqiptare, përmirësimin e  standardeve të administrimit të biznesit.

Një ekonomi më rezistente përballon më lehtë goditjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.