☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 79.81 ▲0.59%
ARI 4,042 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,704 ▲ +2.94% ETH $1,882 ▲ +4.62% XRP $1.1081 ▲ +3.39% SOL $77.4300 ▲ +2.71%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.81 ▲0.59 % ARI 4,042 ▼0.69 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.81 ▲0.59 % ARI 4,042 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Kosova

Deklarata e ministres serbe, “Albanians for America”: E rrezikshme për paqen dhe pajtimin në rajon

Organizata “Albanians for America” ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe të rrezikshme për paqen dhe pajtimin në rajon.

Sipas organizatës, në një video të publikuar, Paunoviq deklaron se, po të kishte qenë në vend të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës.

“Albanians for America” vlerëson se kjo deklaratë nuk është vetëm fyese, por përfaqëson një retorikë që rikujton një nga periudhat më të errëta të historisë së Ballkanit dhe shpreh mbështetje për një politikë që shkaktoi vuajtje të mëdha njerëzore.

Në reagim rikujtohet se spastrimi etnik përbën krim kundër njerëzimit.

“E ardhmja e Ballkanit nuk mund të ndërtohet mbi mohimin e viktimave apo rehabilitimin e ideologjive shkatërruese. Ajo duhet të ndërtohet mbi të vërtetën, llogaridhënien, drejtësinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në reagim

Organizata rikujton se gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre si pasojë e fushatës së regjimit të Slobodan Millosheviqit, ndërsa mbi 13 mijë persona humbën jetën, shumica dërrmuese civilë shqiptarë, përfshirë më shumë se 1.400 fëmijë.

Po ashtu, organizata kujton se afro 1.500 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur me forcë, ndërsa familjet e tyre ende kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të afërmve.

Sipas “Albanians for America”, deklaratat që glorifikojnë, justifikojnë spastrimin etnik dëmtojnë procesin e pajtimit dhe rrezikojnë perspektivën për paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Përmes deklaratës, organizata u bën thirrje liderëve demokratikë, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe komunitetit ndërkombëtar që ta dënojnë qartë dhe pa ekuivok këtë retorikë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.