☁️
Tiranë 18°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 100.37 ▼1.86%
ARI 4,677 ▲2.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,438 ▲ +0.44% ETH $2,372 ▼ -0.66% XRP $1.4338 ▲ +1.73% SOL $87.8300 ▲ +3.28%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.37 ▼1.86 % ARI 4,677 ▲2.38 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.37 ▼1.86 % ARI 4,677 ▲2.38 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Kosova

Demarkacioni s’ka vota. Shtyhet për herë të tretë seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për një tjetër ditë, seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
“Me pajtimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës shtyhet për një ditë tjetër. Për vazhdimin e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e tretë që seanca e jashtëzakonshme, ku ishte parashikuar të hidhej në votim ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, dështon. Ndryshimi me dy përpjekjet e mëhershme, të cilat dështuan për shkak të mospajtimeve të mëdha mes forcave politike, është se këtë radhë ishte arritur konsensusi mes partive shqiptare në pushtet dhe LDK-së.

Megjithatë, as kjo nuk u duk e mjaftueshme për arritjen e 80 votave të nevojshme, që ujdia të merrte “dritën jeshile” të Kuvendit. Që të sigurohet numri i nevojshëm duhen të paktën edhe dy vota. Ato po kërkohen brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes ose Listës Serbe, me këtë të fundit pjesë e koalicionit qeverisës, por që deri tani e ka kundërshtuar Demarkacionin.

Vetëvendosja, pavarësisht përçarjeve, ka paralajmëruar një votë kundër, ndërsa “Lista Serbe” thotë se çdo gjë do të varet nga takimet në kuadër të dialogut të Brukselit, ku temë diskutimi të martën ka qenë edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Seanca në Kuvend përkonte me ditën kur Prishtinën e viziton treshja e fuqishme e Bashkimit Europian: presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker; shefja e diplomacisë Federica Mogherini; si dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kushti që Kosova duhet të përmbushë në mënyrë që qytetarët e saj të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën “Schengen”. Vetëvendosja është kundër paktit, sepse mendon që përmes tij vendi po humbet territor. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh një ditë më parë se ishte i bindur që Demarkacioni do të kalonte në Kuvend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.