☁️
Tiranë 32°C · Vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.75 ▲0.09%
ARI 4,175 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $61,917 ▲ +0.32% ETH $1,734 ▲ +1.81% XRP $1.1081 ▲ +1.54% SOL $81.2900 ▲ +0.78%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.75 ▲0.09 % ARI 4,175 ▲1.2 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.75 ▲0.09 % ARI 4,175 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Kosova

Dëme të mëdha nga erërat në Malishevë [foto]

Si në shumë vende të tjera të Kosovës në këtë fundjavë edhe Malisheva është goditur nga erërat e forta, të cilat kanë shkaktuar dëme mjaft të mëdha materiale njofton gazeta Koha Ditore.

Përmes një komunikate zyra për informim e kësaj komune ka njoftuar se janë regjistruar raste të dëmeve të mëdha materiale, si dëmtimi i kulmeve të objekteve, e deri te djegia e një restoranti, transmeton Koha.net. Por, që nuk ka pasur dëme në njerëz.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve kanë arritur të intervenojnë në disa raste.

“Gjatë të shtunës kemi pasur pesë thirrje për ndërhyrje, e ekipet tona kanë intervenuar, ndërsa gjatë natës së mbrëmshme është regjistruar një zjarr i madh në restorant “Rozafa”, i cili është djegur në tërësi, mirëpo, për fatin e mirë, nuk ka pasur dëme në njerëz”, ka thënë Morina.

“Ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, me të marrë informatën për zjarr, kanë dalë në vend ngjarje, ndërsa është dashur të merren përforcime shtesë, dhe është intervenuar me tri automjete kundër zjarrit”, ka shtuar më tutje ai.

Sipas kësaj drejtorie, përveç pesë thirrjeve për intervenim dhe këtij zjarri, janë regjistruar edhe dëme tjera, në objekte banimi, lokale afariste dhe objekte shkollore. Së paku në dy shkolla në përfundim e sipër, erërat e fuqishme i kanë dëmtuar kulmet e tyre, njëra në Gurishtë dhe tjetra në Bubavec.

Komuna e Malishevës, sot ka formuar së paku dy ekipe vlerësuese të dëmeve, të cilët, përveç dëmeve të regjistruara, pas informacioneve të marra nga të dëmtuarit, është duke u munduar të regjistrojë edhe dëmet tjera, në çdo vendbanim.

Pas regjistrimit dhe vlerësimit, pritet që komisionet të dalin me vlerësim përfundimtar të dëmeve të shkaktuara, të cilat konsiderohen mjaft të mëdha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.