☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Denaj: Statusi OEA, “pasaportë” për biznesin në tregjet rajonale

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilluan një vizitë në kompaninë “Eurolab”, një ndër distributorët më të mëdhenj në vend që operon në industrinë ushqimore.

Me një eksperiencë prej vitit 1995, dhe tashmë prezente në tregun rajonal, kjo kompani ka aplikuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për përfitimin e statusit Operator Ekonomik i Autorizuar.

Gjatë kësaj vizite ministrja Denaj u shpreh se, certifikata e operatorit ekonomik të autorizuar është një certifikatë që njihet në vendet e BE-së.

“Mbi të gjitha është një certifikatë sigurie për shërbime të shpejta doganore, e cila vjen pas një marrëveshjeje të vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendeve CEFTA, që kanë rënë dakord për një pakete të masave për të lehtësuar jo vetëm lëvizjen e lirë të mallrave në aspektin ekonomik dhe kohor, por edhe duke rritur prestigjin e administratave respektive doganore në shërbim të biznesit”, tha Denaj.

“Kompania juaj ka 6 mijë deklarata doganore në vit dhe është një vëllim i konsiderueshëm transaksioni me pika të ndryshme të kufirit që sigurisht nëse certifikoheni, do ju sjellë një kohë të konsiderueshme të fituar për biznesin tuaj, – tha Ministrja, e cila e cilësoi këtë status, si një “pasaportë ekonomike diplomatike”, – që në raport edhe me vendet e tjera të rajonit, por edhe me vendet të cilat ju keni bashkëpunim të drejtpërdrejtë, tregon që kompania është në një standard, por që edhe administrata jonë doganore ka hyrë në një standard tjetër të të bërit administrim të shërbimeve dhe është në vijë të të gjithë projeksioneve që kryeministri ka prej kohësh”.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, shprehu mbështetjen e gjithë institucionit që ai drejton për sipërmarrjen edhe në drejtim të asistencës teknike dhe proceduriale për marrjen e statusit OEA.

Drejtuesi i kësaj kompanie Dritan Bellaj, shpjegoi shtrirjen e kësaj kompanie në tregjet e gjithë vendeve të rajonit, si dhe projeksionet e saj në të ardhmen.

Vetëm pak ditë me parë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, dhanë certifikatat e para të statusit Operator Ekonomik i Autorizuar për 4 kompani shqiptare, ndërkohë që dhe 4 sipërmarrje të tjera janë në process për përfitimin e këtij statusi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.