☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,760 ▲ +1.14% ETH $2,266 ▲ +1.04% XRP $1.2563 ▲ +0.17% SOL $96.2700 ▲ +0.75%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Deputetja e Aleancës kritikon Çekun: Vetëm 10 ditë para shkollës, prindërit ende në kaos për librat

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Arsimit, Hajrulla Çeku, për mungesë transparence dhe angazhimi në sigurimin e teksteve shkollore, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Përmes një reagimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se më 21 gusht kanë mbetur vetëm 10 ditë deri në fillimin e mësimit, ndërsa prindërit në Kosovë ende përballen me pasiguri rreth sigurimit të librave për fëmijët e tyre.

Ajo ka ngritur pikëpyetje edhe për aktivitetin publik të ministrit Çeku, duke pretenduar se nga marrja e detyrës më 18 shkurt, në profilin e tij zyrtar në Facebook janë publikuar vetëm tri postime që lidhen me dikasterin e Arsimit, më 21, 22 dhe 23 maj.

“Po ku është deputeti që luan rolin e Ministrit të Arsimit, Hajrulla Çeku?”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, përveç një urimi formal për 7 Marsin, në profilin e ministrit nuk janë publikuar njoftime të mjaftueshme për punën e Ministrisë, vizitat në shkolla, takimet me mësimdhënës apo sqarimet për problemet me tekstet shkollore.

Haxhiu ka kritikuar veçanërisht vonesën e aplikimit për subvencionimin e librave, i cili, sipas saj, është hapur më 27 korrik.

“Kur të gjitha shtetet e rajonit i ndajnë librat që në qershor, ministri ynë ‘i tri postimeve’ kujtohet në fund të verës, duke e futur tërë sistemin në kolaps”, ka deklaruar deputetja e Aleancës.

Ajo e ka cilësuar situatën si “injorancë dhe tallje të hapur me dinjitetin e prindërve dhe nxënësve”, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i Arsimit.

“A paguhet një ministër i Republikës për 6 muaj rresht që të ketë shenja jete vetëm 72 orë brenda gjithë kësaj periudhe?”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund, deputetja e Aleancës ka akuzuar pushtetin për, siç është shprehur ajo, “përfitime maksimale për vete dhe heshtje totale për qytetarët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.