☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,978 ▼ -0.28% ETH $2,246 ▲ +0.24% XRP $1.1706 ▼ -2.35% SOL $89.9100 ▼ -0.28%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Deputetja e PD-së Vokshi akuzon mazhorancën për përjashtimin sistematik të opozitës nga procesi i integrimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar atë që e cilëson si një “akt të papranueshëm” të ndodhur në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Evropiane.

Vokshi pretendon se, në momentin kur kërkoi fjalën, transmetimi i drejtpërdrejtë i komisionit u ndërpre, një veprim që sipas saj “dëshmon degradimin e standardeve demokratike dhe përjashtimin sistematik të opozitës nga procesi i integrimit.”

Deputetja demokrate deklaroi se ky incident nuk është një gabim teknik, por një strategji e qëllimshme e mazhorancës për të shmangur llogaridhënien. Sipas saj, opozitës i është refuzuar aksesimi në pozicionet negociuese për Grupkapitujt III dhe VI, duke ndërtuar një proces që Vokshi e përshkruan si “të mbyllur dhe hermetik”.

“Synimi është i qartë: të mos bëhet publike ajo që Bashkimi Evropian i kërkon realisht qeverisë shqiptare dhe të shmanget çdo llogaridhënie për dështimet dhe mangësitë e evidentuara në procesin e negociatave,” shkruan Vokshi në reagimin e saj publik.

Në fjalën e saj, Vokshi nënvizoi se procesi i anëtarësimit në BE është një projekt strategjik kombëtar dhe jo monopol i shumicës parlamentare. Ajo rikujtoi detyrimin kushtetues të Kuvendit për të ushtruar mbikëqyrje parlamentare, proces i cili, sipas saj, po pengohet nëpërmjet mohimit të informacionit dhe transparencës.

Në vijim të kritikave, deputetja e PD-së solli në vëmendje edhe Rezolutën për Procesin e Integrimit Europian, të miratuar më herët me konsensus në Kuvend. Ajo argumentoi se angazhimet e marra në këtë rezolutë, të cilat garantojnë pjesëmarrjen e plotë të opozitës dhe forcimin e kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit, “mbeten vetëm në letër”.

Një tjetër pikë e kritikuar nga Vokshi ka të bëjë me mënyrën se si qeveria po i qaset rekomandimeve të IBAR-it (Raporti i Vlerësimit të Së Drejtës së BE-së). Sipas saj, në vend që të përballet me gjetjet dhe detyrimet, ekzekutivi zgjedh të “fshihet pas procedurave formale”, duke injoruar thelbin e reformave të kërkuara nga Brukseli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.