Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona, mes tyre edhe shoferi i autobusit, kanë mbetur të lënduar pas përplasjes mes një autobusi dhe një kamioni në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë.
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku mes një autobusi dhe një kamioni, që ndodhi sot në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Rixhevë të Klinës, siç njofton KosovaPress.
Mes të lënduarve është edhe shoferi i autobusit. Sipas KosovaPress-it, të gjithë të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor pas aksidentit.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.
Sipas raportimeve, policia u njoftua për aksidentin rreth orës 14:05, ndërsa njësia rajonale e komunikacionit rrugor po e heton rastin për të zbardhur rrethanat e përplasjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.