☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.77 ▲0.75%
ARI 4,024 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,748 ▼ -3.15% ETH $2,268 ▼ -3.92% XRP $1.2452 ▼ -6.14% SOL $96.6300 ▼ -5.63%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon 40 rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri publikoi sot “Axhendën e Investimeve 2021”, një paketë me 40 rekomandime drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit të Ri, me synim përmirësimin e shpejtë të Klimës së Biznesit.

Nëpërmjet një letre falenderimi, Presidenti i AmCham, z. Enio Jaço, vlerësoi kontributin e lartë të anëtarëve, në evidentimin e sfidave që pengojnë mënyrën e të bërit biznes. Jaço kërkoi që anëtarët të vijojnë të përfshihen edhe në procesin e punës për kthimin e rekomandimeve në legjislacion konkret per Parlamentin e ri.

Axhenda e Investimeve është rezultat i punës së 10 muajve të fundit, ku Dhoma Amerikane realizoi një seri anketimesh me anëtarët e saj, ndjekur nga analiza teknike ekspertësh, për përmirësimin e klimës së investimeve. Perceptimi dhe gjetjet e anëtarëve konfirmohen dhe përputhen me gjetje të ngritura nga raporte të mirënjohura ndërkombëtare.

40 rekomandimet specifike në raport janë të organizuara në 8 themele përmirësimi të klimës së biznesit, duke parashikuar sfidat, zgjidhjet dhe mundësitë e reja që krijohen.

Axhenda synon një strategji bashkëkohore për tërheqjen e suksesshme të investimeve të huaja, implementuar dhe monituar nga nivelet më të larta në Qeveri. Strategjia duhet të identifikojë sektorët prioritarë dhe të krijojë incentiva për zhvillimin e tyre, pa procedura burokratike.

Një qendrim pa kompromis kundër korrupsionit me sanksione reale ndaj abuzuesve dhe monitorim transparent i llogaridhënies është me rëndësi për krijimin e besueshmërisë në publik. Rekomandimet synojnë krijimin e një sistemi transparent, efektiv dhe pa ndikim politik tek Prokurimet Publike si dhe garantimin e Konsultimit Publik efektiv, gjithpërfshirës.

Rekomandimet synojnë rritje ekonomike duke adresuar elemente specifike të ekonomisë. Modernizimi i sistemit të taksave konsiderohet vital për rritjen e konkurrencës dhe formalizimin e investimeve rajonale. Eksportet shqiptare përfaqësojnë mundësi të reja në periudhën post pandemike, e cila nxit domosdoshmërinë e zhvillimit të ekonomisë digjitale, ku Shqipëria duhet të krijojë kornizë bashkëkohore ligjore. Krijimi i një sistemi dinamik ekonomik kërkon aftësi të reja në burime njerëzore për të cilat Qeveria dhe sektori privat duhet të anagazhohen së bashku në rritjen e shpejtë dhe të targetuar të aftësive të forcës punëtore.

Implementimi i këtyre rekomandimeve garanton ndërtimin e një klime biznesi dinamike dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend konkurrent në rajon. Dhoma Amerikane do të jetë e gatshme të ofrojë asistencën e saj në kthimin e rekomandimeve ne legjislacion, ndërsa do të vijojë dialogun me të gjitha palët politike dhe institucionale me nisjen e Sesionit të ri Parlamentar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.