☁️
Tiranë 33°C · Vranët 18 June 2026
S&P 500 7,508 ▲1.19%
DOW 51,931 ▲0.85%
NASDAQ 26,423 ▲1.54%
NAFTA 74.09 ▼2.53%
ARI 4,276 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,377 ▼ -0.75% ETH $1,750 ▼ -0.31% XRP $1.1701 ▼ -2.38% SOL $71.6700 ▼ -0.73%
S&P 500 7,508 ▲1.19 % DOW 51,931 ▲0.85 % NASDAQ 26,423 ▲1.54 % NAFTA 74.09 ▼2.53 % ARI 4,276 ▼2.42 % S&P 500 7,508 ▲1.19 % DOW 51,931 ▲0.85 % NASDAQ 26,423 ▲1.54 % NAFTA 74.09 ▼2.53 % ARI 4,276 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Drejtori i CIA-s, vizitë sot në Tiranë; takime për sigurinë

 

Sipas njoftimit nga Ambasada e SHBA-së, Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe.

Keshtu Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan.eshte takuar me Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe zyra e shtypit e Presidentit të Republikës shpërndau të mërkurën në mbrëmje foto nga takimi i Presidentit.

Gjatë vizitës së tij, drejtori Brennan u takua me kryeministrin Rama, ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës, përfundon njoftimi zyrtar.
Ndërkohë, mësohet se shefi i CIA-s është takuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Burime zyrtare bëjnë të ditur se zoti Brennan ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë shqiptare, në veçanti me Drejtorinë e Antiterrorit. Sipas burimeve, gjatë takimit Brennan ka deklaruar se bashkëpunimi dypalësh ka dhënë rezultate pozitive në ndjekjen e çështjeve me interes të përbashkët.
Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me agjencitë te tjera brenda dhe jashtë vendit është për t’u marrë shembull – ka theksuar Brennan, i cili ka garantuar vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit nga ana e CIA-s.
Nga ana e tij, drejtori Çako ka falënderuar Brennan për mbështetjen dhe e ka siguruar atë se puna për rritjen e kapaciteteve në mbrojtje të sigurisë kombëtare, kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit janë prioritete kryesore të Policisë së Shtetit.
Ai ka shtuar se bashkëpunimi është në favor të mbrojtjes së interesave të të dy vendeve. Në këtë takim Çako shoqërohej nga nëndrejtori Rebani Jaupi dhe drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.