☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

DW: Partia Demokratike humb zgjedhjet e 25 Prillit, kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës

Pas humbjes në zgjedhje parlametare për të tretën herë radhazi, kërkohet dorëheqja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë ka filluar faza e dytë e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.
Partia Socialiste (PS) ka fituar zgjedhjet parlamentare 2021 që u zhvilluan të dielën e kaluar, më 25 Prill. Të mërkurën, (28.04) filloi faza e dytë e procesit të numërimit të votave ajo për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) PS ka fituar 49 përqind të votave, që përkthehet në 74 mandate deputetësh në Parlamentin prej 140 vendesh. Kundërshtarja e saj, Partia Demokratike, (PD) ka fituar 39 përqind, që përkthehet në 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 4 mandate dhe Partia Social-Demokrate, (PSD) 3 mandate. Partitë e reja nuk kanë kapur pragun për të patur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Fitorja e PS, me mbi 50 përqind të 140 vendeve në Parlamentin e ri i jep asaj mandatin e tretë qeverisës rradhazi për të qeverisur e vetme, pa qënë e detyruar të bëjë aleancë me 3 forcat e tjera politike që do të përfaqësohen në Parlament.

Në festimin e fitores në sheshin Skëndërbe, në mbrëmjen e të martës, (27.04,) me mijëra mbështetës të PS, që thyen masat kufizuese të pandemisë, kryetari i PS dhe kryeministri Rama, e cilësoi mandatin e tretë qeverisës “mandat të megaprojektit kombëtar”. “Shqipëria e kësaj dekade, të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm dhe agro-turizëm. Me 4 porta nga qielli dhe 4 nga deti që Shqipëria mund t’i hapë në 5-6 vitet e ardhshme,” tha ai duke nënkuptuar aeroportet dhe portet e reja dhe ftoi PD të bashkëpunojë për të realizuar këtë megaprojekct kombëtar.

Kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës

Humbja e zgjedhjeve është e treta herë radhazi për PD, partinë më të madhe në opozitë. Kryetari i saj, Lulzim Basha pranoi mbrëmë humbjen dhe deklaroi se “do të vazhdojë luftën për demokracinë”. Ai akuzoi socialistët për manipulim të procesit zgjedhor.

Burime zyrtare nga KQZ bëjnë me dije se Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka kërkuar zyrtarisht nga KQZ të vërë në dispozicion të PD, teknologjinë e nxjerrjes së rezultateve në procesin e numërimit të votave dhe ka vënë në dukje “parregullsitë serioze në fazën e numërimit” të konstatuara nga vëzhguesit e PD.

Në PD, mbrëmë,(27.04) dolën zërat e parë që nuk presin t’u vihen në dispozicion këto të dhëna por kërkojnë që tani dorëheqjen e kreut të PD, Lulzim Basha. Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, e cilësoi Bashën mbrëmë, (27.04 si “shembullin e paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson PD pak nga pak” Përmes një postimi në median sociale, Nishani kërkoi që “Basha të marrë përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh dhe ta lërë të lirë PD për t’u ringritur.” Edhe anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, kërkoi gjithashtu dorëheqjen e Bashës. Në një postim në median sociale, ai theksoi që “PD nuk ka kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re!”, dhe vuri kandidaturën në garën për kryetarin e ri të PD./DW

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.