☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.47 ▲0.09%
ARI 4,539 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,366 ▲ +8.08% ETH $2,239 ▲ +17.44% XRP $1.1020 ▲ +10.28% SOL $84.7100 ▲ +10.49%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.47 ▲0.09 % ARI 4,539 ▼0.15 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.47 ▲0.09 % ARI 4,539 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Premier League

E ndiqte Real Madrid e Man. United, Tottenham bën “bingon” e radhës në merkato për 98 milionë euro

Tottenham është klubi më aktiv në merkato në Angli e jo vetëm. Pas vështirësisë që pati sezonin e kaluar, ku rrezikoi të përfundonte në Championship dhe shpëtoi vetëm javën e fundit, klubi londinez po bën ndryshime të mëdha me synimin madhor për të qenë një nga pesë ekipet më të mira në sezonin e ardhshëm.

The Athletic zbulon transferimin më të fundit të Tottenham. Klubi londinez ka gjetur gjuhën e përbashkët me West Ham për transferimin e Mateus Fernandes për 85 milionë paundë (98 milionë euro).

Mesfushori portugez shkëlqeu në sezonin e fundit në Premier League, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve ndaj tij, si Real Madrid, Manchester United etj, por Tottenham ka vepruar më shpejt se të tjerët.

21-vjeçari portugez do të jetë nën urdhërat e Roberto De Zerbi në sezonin e ri. Dy klubet po përgatisin dokumentet finale, para se të vijë zyrtarizimi.

Kujtojmë se Mateus Fernandes u transferua verëne kaluar nga Southampton te West Ham për 44 milionë euro, ndërsa tani largohet vetëm pas një viti, pas rënies së West Ham në Championship.

Tottenham ka transferuar deri tani si lojtarë të lirë Andy Robertson nga Liverpool, Marcos Senesi nga Bournemouth, Martin Dubravka nga Burnley dhe Jan Paul van Hecke nga Brighton për 52 milionë paundë.

Pasi ka siguuruar dhe Mateus Fernandes, objektivi i radhës është Sandro Tonali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.