E rëndë në Maliq, i dehuri tenton t’i jap fund jetës me zhivë termometri! Mjekët e Traumës nxjerrin nga rreziku
Një person ka tentuar t’i japë fund jetës në një lokal në Maliq, pasditen e kësaj të mërkure (12 gusht), teksa mjekët arritën që ta mbanin jashtë rrezikut.
Sipas Policisë së Korçës, rreth orës 16:30, shtetasi me inicialet M. Ç., dyshohet se në gjendje të dehur, ka konsumuar një lëndë kimike, konkretisht zhivë termometri, me qëllim vetëvrasjen.
Ai është transportuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, ndërsa aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 16:30 dyshohet se në efektin e alkoolit, shtetasi M. Ç. ka tentuar të vetëvritet në ambientet e një lokali, duke konsumuar lëndë kimike (zhivë termometri). Shtetasi është në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”, tha policia vendore.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.