☀️
Tiranë 38°C · Kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 85.21 ▲1.94%
ARI 4,111 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,742 ▼ -1.77% ETH $1,878 ▼ -2.3% XRP $1.0713 ▼ -1.08% SOL $73.5700 ▼ -0.8%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 85.21 ▲1.94 % ARI 4,111 ▼1.18 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 85.21 ▲1.94 % ARI 4,111 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Politika

Edhe banorët e Maliqit kundër shkrirjes së bashkisë: Mos na e largoni, shërbimet duhet të jenë afër

https://omg10.com/4/11463930

Edhe banorët e Maliqit kanë dalë kundër propozimit të Reformës së re Territoriale, sipas të cilit Bashkia Maliq pritet të shkrihet dhe të kthehet në një njësi administrative në varësi të Bashkisë Korçë.

“Sipas draftligjit të propozuar nga Partia Socialiste, mbi 30 mijë banorë të më shumë se 70 fshatrave do të duhet t’i marrin shërbimet pranë Bashkisë së Korçës, një perspektivë që banorët e kundërshtojnë”, thotë gazetari Xhensil Shkëmbi.

“Nuk besoj ta shkrijnë. Mbase është politike. Shkon populli e të zë për gryke. Unë jam që shërbimi të jetë sa më afër. Ti po e largon, do largosh edhe popullin”, shprehet një banor.

Një tjetër qytetar thotë se Maliqi ka nevojë të ruajë bashkinë e tij.

“Nuk jam dakord të prishet. Shyqyr e kemi afër. Kemi nevojë për bashkinë. Nuk duhet të shkrihet, po na pyetën ne. Ata kanë Korçën e tyre, nuk e bëjnë atë, do na bëjnë ne? Në asnjë mënyrë”, u shpreh ai.

Edhe banorë të tjerë paralajmërojnë se shkrirja do të ndikojë negativisht në zhvillimin e zonës.

“Do të jetë më keq. Do ikin të gjitha investimet dhe gjithçka që bëhet. Sa më larg të jenë shërbimet, aq më keq. Jemi kundër shkrirjes”, tha një tjetër banor.

Banorët e Maliqit janë të qartë në qëndrimin e tyre se shërbimet publike duhet të jenë sa më pranë qytetarëve dhe jo të centralizohen më tej.

Draftligji për Reformën e re Territoriale ka hapur diskutime për të ardhmen e kësaj bashkie, për ta një gjë mbetet e panegociueshme: Maliqi duhet të vazhdojë të ketë bashkinë e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.