Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 95.32 ▲2.46%
ARI 4,438 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,122 ▲ +0.51% ETH $2,491 ▲ +0.26% XRP $1.4233 ▲ +1.65% SOL $103.9200 ▲ +0.42%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.32 ▲2.46 % ARI 4,438 ▼0.02 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.32 ▲2.46 % ARI 4,438 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

JAVANEWS komisionoi sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, për të zhvilluar një sondazh në të gjithë territorin e vendit, ku pyetja kryesore ishte: “Për kë do të votonit, nëse mbahen zgjedhje së afërmi?”. Pyetësorin e shpërndarë me një link përmes SMS-ve krejt të rastësishme nga Vermoshi në Konispol e plotësuan 1444 banorë të rritur, duke garantuar një marzh gabimi statistikor +/- 2.6%.

Nga sondazhi rezultoi që, nëse zgjedhjet zhvillohen së afërmi, vetëm 50.1% e zgjedhësve në Shqipëri do të votonin për partitë ekzistuese; 39.8% do të votonin për një parti të re hipotetike (nëse krijohet); kurse 10.1% nuk do të votonin fare (shihini grafikun e mëposhtëm). Kuptohet që një parti e re hipotetike shërben në këtë sondazh si një letër lakmusi statistikor për të gjithë ata që nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar politikisht nga partitë ekzistuese, pavarësisht se këta votues hipotetikë mund të kenë pikpamje ideologjike nga më të ndryshmet.

Meqë kampioni i sondazhit përfaqëson me afërsi popullsinë e rritur nga Vermoshi në Konispol, mund të ekstrapolohet statistikisht se rreth 950 mijë do të votonin partitë ekzistuese, rreth 755 mijë do të votonin një parti të re (nëse krijohet), dhe rreth 195 mijë nuk do të votonin fare.

Bazuar në përgjijgjet se për kë votuan vjet të anketuarit, rezulton se ndër ata që do të votonin sot për partitë ekzistuese, 7/10 votuan vjet për PS-në dhe 3/10 për partitë e tjera. Ndërsa ndër ata që do të votonin së afërmi për një parti hipotetike, 1/10 votuan vjet për PS-në, 4/10 për të tjerat, dhe 5/10 s’votuan fare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.