Ekonomia

Eksportet bujqësore, rekord këtë fillimvit, Krifca: U rezistuam sfidave globale

Eksportet bujqësore, të cilat përfshijnë blegtorinë, peshkimin, bujqësinë dhe agroindustrinë, u rritën me 15.3 %, për 5-mujorin e parë të këtij viti, duke arritur në vlerën 23.5 miliardë lekëve, nga 20 miliardë lekë të një viti më parë.

Bazuar në shifrat e publikuara nga INSTAT, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në një deklaratë sot për mediet, tha se, “pavarësisht sfidave dhe vështirësive të ndikuara nga presionet në tregjet ndërkombëtare, si dhe një kurs këmbimi i pafavorshëm, gjate muajit Maj, eksportet bujqësore u rritën me 26 % në sasi dhe 24 % në vlerë krahasuar me majin 2022”.

Ministrja vuri në dukje se, “deficiti tregtar për kategorinë e produkteve bujqësore është ulur me 13%, ndikuar nga forcimi i pozitave të eksporteve bujqësore.

Importet janë ulur -5.3 % në sasi dhe -3 % në vlerë për pesë mujorin dhe përmirësimi i bilancit tregtar shënon raporti eksport/import me 0.5 njësi monetare ose me 17 %. Dalja në treg e prodhimit vendas, pavarësisht zhvlerësimit të euros, po i mban eksportet e produkteve bujqësore shqiptare në nivelet më të larta”, tha ministrja.

Sipas saj, “pas vitit të kaluar, rekord, në të cilin u eksportuan mallra bujqësore me vlerë 500 milionë euro, të dhënat e deritanishme na afrojnë më pranë objektivit madhor të qeverisë shqiptare: 1 miliard euro eksporte bujqësore deri në 2030!”

“Ndërkohë që ky sigurisht është testi i rradhës i reziliencës – aftësisë për të rezistuar dhe rikthyer ndaj presioneve të shkaktuara qoftë nga efektet e këndeve të para, energjisë, naftës, inputet bujqësore. Por sigurisht dhe një rezistence ndaj shokut të pandemisë apo dhe dy tërmeteve të njëpasnjëshëm që kanë patur efekte të rëndësishme në ekonominë e sektorit të bujqësise”, tha Krifca.

“Po pse kjo rritje? Një punë e jashtëzakonshme e fermerëve tanë prodhues. Një punë e jashtëzakonshme e zinxhirit tregtar dhe përpunues e eksportues. Prodhimet Bujqesore vijojn të rriten, duke eksportuar 10 % më shumë në këto 5 muaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Eksportet blegtorale kane rritje janë 3,5-fishuar. Peshkimi, gjithashtu njeh rritje. Agroindustria ka shënuar një tjetër rritje impresionuese, me 23.4 %”, tha ministrja Krifca.

Ministrja e Bujqësisë u shpreh se “në 15 muaj e fundit ne kemi prezantuar ekselencën shqiptare në Evropë, Azi, vendet arabe etj., në të cilat ne kemi mundësuar lidhjen e kontratave midis prodhuesve tanë dhe tregtuesve të këtyre vendeve, duke i hapur kështu mundësi të reja prodhimeve vendase”.

Krifca mbylli fjalën duke theksuar se, “bujqësia shqiptare është në një fazë të re e cila do ta mbështesë rritjen e eksporteve të saj përmes rritjes së cilësisë, rritjes së produktivitetit, rritjes së garancisë ushqimore, duke shfrytëzuar të gjithë potencialin fantastik të natyrës, por dhe dashurinë dhe përkushtimin e madh të njerëzve që kontribuojnë për vendin duke u marrë me bujqësi. Ndaj ne do të jemi këtu përmes programeve tona për të mbështetur dhe për të përmirësuar sistemet e përpunimit, forcimin e zinxhirëve të vlerës për të rritur produktet e përpunuara me qëllim që bujqësia shqiptare të gjenerojë vlerë të shtuar”, përfundoi Krifca.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button