☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.73 ▲0.19%
ARI 4,158 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,961 ▼ -0.81% ETH $2,408 ▼ -0.76% XRP $1.3042 ▼ -0.69% SOL $105.3000 ▼ -0.12%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.73 ▲0.19 % ARI 4,158 ▼0.04 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.73 ▲0.19 % ARI 4,158 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Arte

Ekspozita me ikonat shqiptare në Chambéry, Gonxhja: Trashëgimi unike nga mjeshtrit e mëdhenj

Ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës” me mbi 45 ikona u çel në Chambéry të Francës. Një projekt i rëndësishëm i bashkëpunimit kulturor, ku ikonografia shqiptare prezantohet në një ekspozitë të dedikuar me një përzgjedhje veprash nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar i Korçës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shprehet se veprat e mjeshtërve të mëdhenj si Onufri, vëllezërit Zografi dhe Mësues Kostandini sjellin para vizitorëve një trashëgimi unike.

“U çel në Chambéry të Francës ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të diplomacisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare. Publiku francez do të ketë mundësinë, nga 13 qershori deri në 13 nëntor 2026, të admirojë ekskluzivisht koleksionin e jashtëzakonshëm të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës, me mbi 45 ikona të përzgjedhura që dëshmojnë pasurinë artistike, historike dhe shpirtërore të Shqipërisë.

Veprat e mjeshtërve të mëdhenj si Onufri, vëllezërit Zografi dhe Mësues Kostandini sjellin para vizitorëve një trashëgimi unike, e cila e vendos Shqipërinë denjësisht në hartën kulturore të Europës dhe forcon më tej rolin e kulturës si ambasadorja më e mirë e identitetit tonë kombëtar”, shprehte Gonxhja në rrjete sociale. “Ikonat e Shqipërisë- Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, është një projekt i rëndësishëm i bashkëpunimit kulturor Korçë-Chambéry, midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Musée des Beaux-Arts de Chambéry, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.