☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.79 ▲2.74%
ARI 4,384 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,786 ▼ -0.61% ETH $2,483 ▼ -1.63% XRP $1.3470 ▼ -1.46% SOL $99.6500 ▼ -2.09%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.79 ▲2.74 % ARI 4,384 ▼0.58 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.79 ▲2.74 % ARI 4,384 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Energjia për bukën, ERE: Bukëpjekësit të bëjnë dy kontrata me OSHEE

Pas paralajmërimit të shoqatës së prodhuesve të bukës se do ketë rritje të çmimit për shkak të tarifës të pa reduktuar të energjisë që po aplikohet për disa subjekte, ka reaguar Enti Rregullator i Energjisë.
Kryetari Entit, Petrit Ahmeti tha prerazi se çmimi favorizues i energjisë prej 7,6 lekësh për kilovat orë do të aplikohet vetëm për ato biznese që merren vetëm me prodhimin e bukës.

“Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë lidhet vetëm subjektet që prodhojnë bukë”, thotë Petrit Ahmeti, kryetar i ERE.

Për subjekte që veç prodhimit të bukës shesin dhe produkte të tjera çmimi do të jetë 14 lekë për kilovatorë. Ere nuk do të bëjë ndryshime tarifash dhe e vetmja zgjidhje sipas Entit është ndarja e aktivitetit të furrës, me veprimtarinë tjetër.

“Ky është një konflikt që zgjidhet vetëm me një investim që ai të ndryshojë ose ta këtë me vete kontratën për çfarë do lloj pajisje tjetër që ka përveç furrës së bukës dhe pajisjeve që shërbejnë kësaj gjëje, kjo është zgjidhja praktikisht në lidhje me këta konsumatorë”, tha Petrit Ahmeti, kryetar i ERE.

Konflikti mes shoqatës së prodhuesve të bukës dhe operatorit të shpërndarjes së energjisë ka nisur këtë vit pasi OSHEE ka rishikuar kontratat e furnizimit duke i përjashtuar nga çmimi i reduktuar prej 7,6 lekësh subjektet që përveç prodhimit të bukës merren edhe me shitje ëmbëlsirash apo prodhime të tjera brumi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.