☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.50 ▼5.42%
ARI 4,546 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,732 ▲ +0.96% ETH $2,136 ▲ +0.88% XRP $1.3703 ▲ +0.83% SOL $86.1100 ▲ +1.92%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Kronika

Eno Bedalli, një nga viktimat e masakrës në Elbasan, i arrestuar në 2013-ën në Itali për trafik të kokainës

aEno Bedalli, njëri prej tre viktimave të masakrës në ELbasan, ka qenë i arrestuar si pjesë e një rrjeti të dyshuar pë trafik kokaine në Itali. Sipas mediave italiane, rezulton se 38 vjeçari Eno Bedalli, i njohur si mik i familjes së Agron Çapjas, tashmë edhe ky i vrarë, është arrestuar në qershor të 2013 në Itali.

Siç shihet edhe në këto foto të shpërndarë në momentin e arrestimit nga policia italiane, Bedalli ishte pjesë e një rrjeti që merrej me trafikun e kokainës në veri të Italisë. Mediat, në kohën e arrestimit të tyre njoftuan se për prangosjen e grupit prej 10 personash, ku bënte pjesë edhe Bedalli, janë angazhuar mbi 300 forca komando të policisë italiane.
Sipas drejtësisë italiane, Bedalli së bashku me grupin ku bënte pjesë, dyshohet se kanë trafikuar rreth 31 kg kokainë, që kap vlerën e 10 milion eurove. Droga, thuhej se trafikohej nga Holanda në Itali dhe më pas banda ku bënte pjesë Bedalli bënin shpërndarjen në sasira të vogla në qytetet si Asti, Udine, Breshia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.
ABC News ka kontaktuar zyrtarë të policisë së shtetit, për rastin e viktimës Eno Bedalli, dhe asnjë institucion në Shqipëri nuk kishte dijeni se çfarë është bërë me dosjen e tij në Itali dhe si u lirua e përfundoi në Shqipëri 38 vjeçari tashmë i vrarë.
Në atentatin e mbrëmjes së mërkurë, përveç viktimës Eno Bedalli u vranw edhe shtetasit Agron Çapja dhe Ardit Sinakoli, ndërsa u plagosen 8 të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.