Era e fortë lë pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë, probleme me furnizimin edhe në qytet
Grupet e punës të OSHEE-së ndodhen në terren për të identifikuar dhe riparuar defektet e shkaktuara nga era e fortë në Lezhë, me qëllim rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike.
Era e fortë që ka përfshirë sot, më 29 nëntor, Lezhën ka dëmtuar rrjetin e energjisë elektrike dhe ka lënë pa energji disa fshatra, siç njofton Shqiptarja.com.
Sipas Shqiptarja.com, pa energji elektrike kanë mbetur për disa orë fshatra në njësitë administrative Kolsh dhe Zejmen, si dhe në zonën e Zadrimës. Probleme me furnizimin me energji elektrike janë raportuar edhe në lagjen “Gurra” në qytetin e Lezhës.
Grupet e punës të OSHEE-së ndodhen në terren, ku po identifikojnë dhe riparojnë defektet e shkaktuara nga era e fortë, me qëllim rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.
Për banorët e fshatrave dhe të perifërisë së Lezhës, ndërprerjet e energjisë elektrike janë një problem i përsëritur sa herë ka mot të keq, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.