☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.27 ▼0.48%
ARI 4,033 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,260 ▲ +0.15% ETH $2,329 ▼ -0.07% XRP $1.3088 ▲ +0.96% SOL $101.0000 ▼ -0.46%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.27 ▼0.48 % ARI 4,033 ▼0.13 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.27 ▼0.48 % ARI 4,033 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Erërat e forta shkaktojnë dëme në shumë vendbanime të Kosovës (Video)

Përkeqësimi i motit në 24 orët e fundit ka shkaktuar dëme të shumta materiale në pothuaj gjithë vendin, duke prekur sidomos rrjetet e energjisë elektrike.

Kështu, si pasojë e erës së fortë, godina ndihmëse e një servisi të makinave në fshatin Lebanë, gjashtë kilometra në veri të kryeqytetit, ka mbetur pa kulm. Pronari i këtij garazhi, Selatin Bllaca, i ka thënë KTV-së se përveç dëmeve materiale të pullazit, për fat të mirë, makinat e servisit të tij kanë shpëtuar pa asnjë dëmtim.

Pa pullaze kanë mbetur edhe disa godina në Mitrovicë, ku sipas Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, era e ka shkatërruar tërësisht kulmin e një ndërtese shumëkatëshe afër Xhamisë së haxhi Veselit.

Kështu, për më shumë se 18 orë nuk kanë pasur rrymë fshatrat Kqiq, Zasellë, Shupkofc, Vërrnica, Pirq e Shipol të Mitrovicës. Po ashtu, shiu dhe erërat kanë dëmtuar edhe disa stallë kafshësh, shtylla e trafo elektrike, duke lënë pa rrymë shumicën e fshatrave të Drenasit.

Shtyllat elektrike janë defunksionalizuar nga era edhe në disa fshatra të Fushë Kosovës dhe të Kastriotit.

“Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në rajonin e Dukagjinit, në Pejë dhe në Gjakovë, po ashtu në Prishtinë dhe Mitrovicë”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Ai ka theksuar se KEDS-i i ka mobilizuar të gjitha ekipet, që sa më shpejt ta sjellë në funksion furnizimin me energji në qytetet e prekura nga fatkeqësia natyrore

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.