☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.70 ▲2.65%
ARI 4,364 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,532 ▲ +0.51% ETH $2,512 ▼ -0.04% XRP $1.3848 ▲ +1.76% SOL $101.4800 ▲ +0.22%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.70 ▲2.65 % ARI 4,364 ▼1.02 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.70 ▲2.65 % ARI 4,364 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Evakuimi nga përmbytjet, dhjetëra persona strehohen në Zallher

Që prej mbrëmjes së djeshme 11 personat e evakuuar nga fshati Valias në Kamëz, ndodhen në Qendrën Shëndetësore të Komandës së Forcave Tokësore në Zall Herr. Ata tregojnë frikën dhe momentin e shpëtimit nga batalioni i forcave speciale.

“Uji na mbulonte. Vetëm muret i kam, të gjitha janë përmbytur”, tregon Lavdie Tusha, banore e Valiasit.
Në merak për shtëpitë e tyre, disa prej banorëve të evakuuarve, janë rikthyer në Valias. Petrit Bushkulaj, tregon se pavarësisht barrierës me rërë që kishte ngritur, sërish uji nuk shpëtoi shumëçka në shtëpinë e tij.

“Këtë herë jemi përmbytur totalisht. Gati gjysmë metri hyri brenda”, tregon Petrit Bushkolaj, banor në Valias.

Familja e Astrit Gjanës pa si të vetmen zgjidhje ngjitjen në tarracën e katit të dyte derisa uji të zprapsej nga shtëpia e tij.

“Për 1-2 orë u bë tmerr. Lopën e kisha në ujë. pa drita, tmerr i paparë”, tregon Astrit Gjana banor në Valias.

Banorët e zonës së Valiasit shprehen se nuk është hera e parë që preken nga përmbytja, dikush numëron deri në 8 përmbytje nga vitet e kaluara, ku kuptohet se bashkangjitur e gjitha kjo, ka edhe një faturë financiare.

“Librat e djalit, janë lagur. Ishte mbushur vendi me ujë. Kemi qëndruar pa gjumë nga frika se mos mbytemi”, tregon Valbona Bushkolaj, banor në Valias.

Shumica prej tyre banorëve pasi kanë shpëtuar familjet dhe janë zhvendosur nëpër të afërmit e tjerë, janë rikthyer në shtëpitë e tyre për të pastruar e larguar ujin, si dhe për të parë bagëtitë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.