☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,055 ▲ +0.56% ETH $2,696 ▲ +0.59% XRP $1.4987 ▲ +0.87% SOL $121.0300 ▲ +1.29%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Fëmija i Jennifer Lopez prezanton identitetin e ri, nga Emme në Oscar

Fëmija i këngëtares Jennifer Lopez ka prezantuar identitetin e tij të ri, pasi gjatë ceremonisë së diplomimit doli para publikut si Oscar, jo si Emme.

Në një postim të lidhur me shkollën e tij, 18-vjeçari i këngëtares përmendet konkretisht me emrin Oscar Jacob Muñiz, duke përdorur përemrat e gjinisë mashkullore he/him.

Në Instagram gjithashtu, ku publikohen zgjedhjet universitare të të diplomuarve të Windward School në Los Anxhelos, thuhet se Oscar do të ndjekë studimet në Sarah Lawrence College, me drejtim në teatër dhe arte pamore.

Sipas Daily Mail, në ceremoninë e diplomimit ishte e pranishme Jennifer Lopez, e shoqëruar nga nëna e saj, si dhe Samuel Affleck, djali i ish-bashkëshortit të saj Ben Affleck dhe Jennifer Garner. I pranishëm ishte edhe binjaku i Oscar-it, Max, ndërsa babai i tyre, Marc Anthony, mungonte.

Jennifer Lopez nuk ka reaguar publikisht për ndryshimin e emrit të fëmijës së saj, megjithatë në të kaluarën, konkretisht në vitin 2022, gjatë një koncerti bamirësie në Los Angeles, ajo kishte prezantuar Oscar-in në skenë duke përdorur përemra neutralë gjinorë, një veprim që kishte ngjallur diskutime.

Kohët e fundit, këngëtarja ka folur hapur për ngarkesën emocionale që po përjeton, pasi të dy fëmijët e saj po përgatiten të largohen nga shtëpia.

“Mos e diskutoni, sepse do të filloj të qaj”, ka thënë ajo në një paraqitje të fundit televizive në Jimmy Kimmel Live, duke deklaruar se ka “qarë për dy muaj” duke menduar se fëmijët e saj po hapin krahët e tyre.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.